TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Shtator 2025, 16:40

Debilët që drejtojnë revolucionet “part-time” të PD-së!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Debilët që drejtojnë revolucionet “part-time” të

Mjaft më me “luftë” dhe “revolucione” e me këtë sjellje politike si dredhja e belit në valle dhe duke lëpirë pa u tharë mirë çfarë keni pështyrë nuk ju besojnë më as qentë e rrugës e jo demokratët.

Sot u miratuan të gjithë komisionet Parlamentare

Pra “lufta” mbaroi dhe opozita pranoi rregulloren e ndryshuar të Kuvendit vetëm me votat e rilindjes madje paska pasur “sherr” të madh në konferencën e kryetarëve se po shkelet kjo rregullore.

Mu kujtua Kushtetuta e vitit 1998 kur PD thoshte nuk e njohim Kushtetutën dhe nuk morën pjesë në referendum e pastaj të “vrisnin” dhe bënin be për Kushtetutën.

O drejtues të PD dhe ju lider imagjinarë të PD dhe grupit parlamentar!

A do ta mbani njëherë të vetme vetëm 1 muaj atë që thoni apo mendoni se të gjithë jemi debila si soji juaj që lëpijnë çfarë vjellin?

Mjaft më me “luftë” dhe “revolucione” si shurra e pulës se me këtë sjellje politike si dredhja e belit në valle dhe duke lëpirë pa u tharë mirë çfarë keni pështyrë nuk ju besojnë më as qentë e rrugës e jo demokratët.

Bëni betejë në Parlament duke folur në foltore për shqiptarët me fakte e jo si servilë të pështirë që të bëni show para kamerave.

Lëreni mbrojtjen për Erion Veliajn se u bëtë gazi i gazit dhe nxirrni një kandidat dinjitoz për bashkinë e Tiranës dhe për të gjitha bashkitë që do shkojnë në zgjedhje e të mobilizohet çdo opozitar në fushatë, por pa legena dhe ordinerë si drejtues fushate se me vemje nuk fitohet kurrë.

Lini një Përgjigje