TAGS-AT E JAVËS

Forum21 Maj 2023, 15:19

Dy punëtorë ndërtimi të vdekur në tre ditë 

Shkruar nga Arlind Qori
Dy punëtorë ndërtimi të vdekur në tre ditë 
Arlind Qori

Lëvizja BASHKË është e vetmja parti politike që e sheh me rëndësinë e duhur çështjen punëtore. Jo vetëm në terma humanitarë.

Asnjë institucion publik nuk do t’ia dijë. Pasi i ka vënë drynin Ministrisë së Punës dhe është mburrur për mungesën e sindikatave, Edi Rama vazhdon i bie dajres. Nëpër media kuitet për fatin e Sali Berishës. Të tjerët vazhdojnë bëjnë hesape pas rezultatit të zgjedhjeve.

Lëvizja BASHKË është e vetmja parti politike që e sheh me rëndësinë e duhur çështjen punëtore. Jo vetëm në terma humanitarë: si t’i shpëtojmë punëtorët nga vdekja dhe gjymtimi në punë? As thjesht në qasje politike: si të mundësojmë organizimin e punëtorëve për të drejtat e tyre? Por edhe në dimension ekonomik: Ekonomia shqiptare po dobësohet prej emigrimit masiv të forcës punëtore më vitale.

Çdo ditë të ekzistencës tonë politike ne do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e punëtorëve, për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe demokratizimin e shtetit.

Dy punëtorë ndërtimi të vdekur në tre ditë 

arlind qori

Lini një Përgjigje