
Kur një udhëheqës toleron mediokritetin, favorizon paaftësinë, servilizmin, korrupsionin, të gjitha këto bëhet rregulla edhe më pas kulturë në grup, në parti, në komb...
Abraham Lincoln, mbante një frazë në tavolinën e tij të punës ku shkruhej“Faji ndalet këtu.” Këto tre fjalë kapnin thelbin e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të një lideri. Ato nënkuptonin se pavarësisht sfidave që lindnin, gabimeve që bëheshin dhe sukseseve që arriheshin, udhëheqësi në fund të fundit mbante përgjegjësinë.
Shteti, institucionet mund të lulëzojnë ose të shemben bazuar në këtë parim.
Kultura është ngjitësi i padukshëm që lidh çdo grup njerëzor. Ajo dikton mënyrën se si njerëzit bashkëveprojnë, si i zgjidhin problemet dhe si i ndjekin qëllimet.
Por kultura nuk ndërtohet në boshllëk , ajo rrjedh drejtpërdrejt nga lidershipi. Një udhëheqës përcakton kornizat e saj , qoftë në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme. Udhëheqësi, qoftë nëpërmjet vendimeve të përditshme apo sinjaleve të heshtura, bëhet pika e referencës për "mënyrën se si bëhen gjërat këtu".
Kur një udhëheqës toleron mediokritetin, favorizon paaftësinë , servilizmin, korrupsionin, të gjitha këto bëhet rregulla edhe më pas kulturë në grup, në parti, në komb.
Fraza "Faji ndalet këtu" është më shumë sesa një slogan, është një filozofi. Ajo shpjegon pse Silva-t plot me bosh kapërcejnë nga njëra parti tek tjetra pa u tharë varri politik i liderit të parë, shpjegon allakatjen si mizë pa kokë e frontit opozitar, ajo shpjegon korrupsionin endemik, kriminalizimin e ekonomisë si kurrë ndonjëherë.
Ajo shpjegon polarizimin, mungesën e shpresës edhe besimit.
Faji ndalet në tavolinat e liderëve të cilët në kërkim të pushtetit përtej dominimin ekonomik; përpiqen të formëzojnë perceptime, të përcaktojnë realitetin për më keq të kontrollojnë vetë mendimin.
Por një gënjeshtër nuk bëhet kurrë e vërtetë, e gabuara nuk bëhet e drejtë dhe e keqja nuk bëhet e mirë, vetëm sepse pranohet nga shumica.
Sepse e vërteta nuk ndryshon sipas aftësisë të liderëve për ta përballuar edhe manipuluar atë.
"Silvat plot me bosh"kjo është gjetja e javës.
Super artikull. Realiteti eshte ekstremisht i frikshem dhe i mjere per cfare po krijohet ne kete vend…
Një artikul shumë i mirë, u bë një kohe e gjtë që nuk kisha lexuar një të tille në media. Faleminderit Znj Irena Beqiraj!