Forum 5 Shtator 2023, 17:41

Fati politik i njerëzve të Gaz Bardhit

Shkruar nga Ergys Mërtiri

Fati politik i njerëzve të Gaz Bardhit

Sot Bardhi u rreshtua nën armë në ushtrinë nongrata të babit të Zenit, duke lëpirë gjithçka që kish pështyrë pak kohë më parë...

Deri para një viti Berisha e akuzonte Bardhin si përgjegjës për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. Po ashtu mediat e tij, e etiketonin PD-në zyrtare si Shoqata Basha-Bardhi, duke iu referuar termit shoqatë si stigmë seksuale të huazuar nga një zhargon i vjetër, sipas të cilit, "i shoqatës" quhej çdo burrë me orientim seksual të dyshimtë.

Ironikisht sot Berisha gëlltiti gjithçka (siç ka bërë vazhdimisht, me qindra herë) duke pranuar të bëhet tashmë lider i shoqatës Berisha-Bardhi.

Nga ana e tij, Bardhi e ka akuzuar Berishën si vrasës të 26 njerëzve në Gërdec apo edhe si bashkëpunëtor me bandat mafioze të Elbasanit të cilat e kanë ndihmuar për të konvertuar me dhunë demokratët në foltoristë. Ai ka pohuar ndërkohë se, nuk është Saliu, por i biri i tij, që drejton PD-në, duke e përdorur atë në shërbim të interesave të tija financiare. “Babi i Zenit”, e quante Bardhi liderin e foltores.

Sot Bardhi u rreshtua nën armë në ushtrinë nongrata të babit të Zenit, duke lëpirë gjithçka që kish pështyrë pak kohë më parë. Ndërsa dje deklaronte se Berisha mbështetet nga Rama, bandat dhe oligarkët e tij, sot ai deklaron se është Basha që po mbështetet nga Rama për të mbajtur PD-në.

Që të dy, Bardhi dhe Berisha kanë për detyrë tashmë t'iu shpjegojnë shqiptarëve nëse janë duke bërë realisht aleancë mes kriminelësh, apo mes mashtruesish që gënjejnë paturpësisht qytetarët për interesa të vogla të  politikës së ditës.

bardhi berisha