TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Shtator 2025, 15:21

Kush e ka fajin kur një Kryeministër nis të kthehet në diktator?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Kush e ka fajin kur një Kryeministër nis të kthehet në

Nëse populli i një shteti të pavarur e adhuron diktatorin e tij si perëndi apo si një shpëtimtar të shenjtë; i kujt është faji historik i diktatorit apo i shoqërisë që e ka adhuruar atë si perëndi?

Çfarë është absurditeti i një ideologjie që drejton një shtet apo një shoqëri?

Absurditeti është cilësi apo një gjendje qesharake  krejtësisht jashtë arsyes normale.

Në një natë të errët ndoshta nuk sheh dot asgjë. ose sheh shumë pak.

Por edhe në një regjim të errët politik nuk e sheh dot të ardhmen dhe ti je i pushtuar nga pesimizëmi.

Në një martesë të një burri me xhelozi të sëmurë; gruaja e tij është gjithmonë në rrezik, domethënë se ajo është e pushtuar nga nata.

Në një shtet ideologjik diktatorial diktatori kthehet në një perëndi dhe populli i tij e adhuron si një njeri të mbinatyrshëm. Por pyetja që ngrihet këtu është kjo: i kujt është faji historik i këtij populli për këtë gjendje: i diktatorit apo i shoqërisë që adhuron diktatorin?

Nëse populli i një shteti të pavarur e adhuron diktatorin e tij si perëndi apo si një shpëtimtar të shenjtë; i kujt është faji historik i diktatorit apo i shoqërisë që e ka adhuruar atë si perëndi?

Nëse një popull e adhuron demokracinë por kryeministri i atij shteti i thotë popullit se demokracinë ua solla unë; kuptohet se ai popull nuk është në demokraci dhe nuk e njeh fare se çfarë është demokracia. Dhe kjo shoqëri kuptohet gjithashtu se indirekt jeton në diktaturë, kurse shumica e popullsisë adhuron diktatorin.

Por nëse ky diktator i egër që adhurohet nga populli i tij vret kundërshtarët; i akuzon ata si antipopullorë dhe shoqëria sokëllin me entuziazëm për eliminimin ose vrasjen e tyre, kush e ka fajin: diktatori i adhuruar nga populli që ka vrarë kundërshtarët e tij, apo populli që është i entuziazmuar për eliminimin dhe vrasjen e tyre?

Por, e gjithë kjo që shprehëm; është prova që shoqëria e një shteti ka raste që absurditetin politik ajo e konsideron si të vërtetën e ndritur të jetës së saj.

Dhe nuk duhet harruar se ne shqiptarët besimin tek absurditeti si vlerë historike; gatë historisë sonë të gjatë e kemi provuar shpesh e më shpesh.

Lini një Përgjigje