TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Shtator 2025, 18:25

A u ktheve nga dasma o Altin Dumani?

Shkruar nga Myslim Murrizi
A u ktheve nga dasma o Altin Dumani?
Myslim Murrizi

Të pret Frida e akademisë së dhënve e 230 milionë eurove të AZHBR-së, të presin të gjithë hajdutët që në 2019 u quajtën peshq të mëdhenj por që koha tregoi se KRAP paska qenë SPAK-u.

Hajde se po të pret Rama si shok i Mc Gonigal-it, po të presin LGBQ e USAID-it që morën 400 milionë euro nga taksat e amerikanëve për të promovuar qelbësirat e komunizmit në kupolën drejtuese të mender drejtësisë së “re”.

Po të pret kinezi i BANKERS-it bashkë me tufën e qenve të politikës që kanë vjedhur 15 miliardë euro pasuri të shqiptarëve prej vitit 2004 dhe Anila Denaj që i ka “falur” 100 milionë euro gjobën.

Të pret Jani Karathanosi që ka marrë 130 milionë euro nga luleshtrydhja e Ramës Manastirliu, të pret Klod Allajbeu që ka marrë 120 milionë euro për dializën dhe tallet me fatkeqët, të pret Lefter Koka që ta arrestosh prapë për inceneratorët se prokurori që ka në hetim inceneratorin e Tiranës është i dhjerë se ka kaluar vetingun me brekë nëpër këmbë.

Të pret Frida e akademisë së dhënve e 230 milionë eurove të AZHBR-së, të presin të gjithë hajdutët që në 2019 u quajtën peshq të mëdhenj por që koha tregoi se KRAP paska qenë SPAKU.
Hajde Altin, lëri kafen pas dasme dhe daljen e nuses për ujë se po të pret enveristi Kraja dhe bythec Dibra që të zgjidhet kreu i BKH-së.

Po të pret prokurori i Oltës që desh u “rrah” në Gjykatën e Apelit për mos hetimin pasuror të Xhaçkës.

Po të pret Bektashi dhe prof. Edvin Prifti për t’i hetuar nga e para, po të presin “denoncimet” e pjeshkëzave ish-hajdutë të qeverisë Rama në vitet 2013–2020 që janë konvertuar si “opozitarë”.

Hajde Altin se na thave sytë e nuk na rrihet pa të parë, se te ty i kemi sytë për të hyrë Shqipëria në Europë. Se për Kondilin, Krajën, Maren, Prençin dhe bythëcë të tjerë që ke mbledhur aty me shkollë hamullore, as në Afrikë nuk hyjmë ne.

myslim murrizi

Lini një Përgjigje