
Prej 35 vitesh, idealistët e 8 Dhjetorit 1990 janë përdorur, janë mashtruar, janë zhgënjyer nga “hajdutët” që vodhën rëndësinë e kësaj date, ose një pjesë prej tyre janë adaptuar me filozofinë e servilizmit ndaj kujtdo “hajduti” që ka drejtuar tufën grabitqare që “vodhën” 8 Dhjetorin 1990....
Po të ishin hapur dosjet e ish-Sigurimit, do të kishim parë plot spiunë sigurimi që na kanë çarë trapin prej 35 vitesh si protagonistë, themelues apo dhjetoristë çdo 8 Dhjetor, e që u bashkuan me studentët, jo si spiunë me porosi dhe urdhër të PPSH-së.
Sot, 35 vjet nga 8 Dhjetori 1990, vazhdon i njëjti avaz, por me disa ndryshime; ata që ishin ulur në 2020 në prehër të Lulit, janë ulur në 2025 në prehër të Mulit.
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë kontribuesit e atij 8 Dhjetori që nuk kishin lidhje me PPSH-në dhe Sigurimin, dhe u ngritën me kurajë e shpirt, pa porosi të pushtetit e urdhër të padrinove.
Kush na e “vodhi” këtë datë?
Një ditë e shenjtë në histori që solli pluralizmin formal shqiptar pas 45 vitesh diktaturë komuniste.
Një datë historike që prej 35 vitesh u “vodh” e u shpërdorua nga qëllimi real i rëndësisë që mban formalisht prej 35 vitesh kjo datë.

Unë kurrë nuk do ta ndaj 8 Dhjetorin 1990 me lindjen e partisë së parë opozitare, të Partisë Demokratike.
Sepse lindja e PD i hapi rrugë pluralizmit, dhe data 8 Dhjetor 1990, pa pluralizmin do të ishte një ditë e zakonshme dhe shumë e vogël para 8 Nëntorit 1941 që krijoi partinë mostër, dhe mostrat e asaj partie kanë 35 vjet që “ulërijnë” si demokratë.
Ëndrrat e 8 Dhjetorit 1990, të prera në besë nga neokomunistët që privatizuan pa tapi mllefin dhe revoltën e shqiptarëve 46-vjeçarë.
8 Dhjetori nisi në Qytetin e Studentëve.
Vazhdoi në Pallatin e Brigadave, ku në takim me Ramiz Alinë, në emër të studentëve shkuan shumë pak studentë dhe pedagogë, jo spiunë të Sigurimit të Shtetit.
U përzgjodhën me kujdes sekretarët e rinisë së fakulteteve dhe disa pedagogë me “çengela” në hundë.
U devijua në shtëpitë e ish-fëmijëve të bllokmenëve, ku u mblodhën komunistët dhe spiunët e porositur për të marrë frenat e partisë së parë opozitare që po lindte nga urrejtja 46-vjeçare e shqiptarëve.
Dhe prej 35 vitesh kaloi pa u ndjerë, fiks nën drejtimin e atyre që më 8 Dhjetor 1990 ose ishin kundërshtarë ose ishin kuriozë e fëmijë kopshti të prindërve komunistë.
Prej 35 vitesh, idealistët e 8 Dhjetorit 1990 janë përdorur, janë mashtruar, janë zhgënjyer nga “hajdutët” që vodhën rëndësinë e kësaj date, ose një pjesë prej tyre janë adaptuar me filozofinë e servilizmit ndaj kujtdo “hajduti” që ka drejtuar tufën grabitqare që “vodhën” 8 Dhjetorin 1990.
Statuti i parë i partisë që lindi nga 8 Dhjetori 1990 u shtyp në shtëpinë e të ndjerit Gramoz Pashko (ish-familje komuniste dhe bllokmenësh), ku rreth atij kompjuteri qëndronin në shumicë dërrmuese komunistë dhe spiunë të Sigurimit.
Më 31 Mars 1991, Partia Demokratike fitoi 74 deputetë nga 250 gjithsej, ku shumica ishin ish-anëtarë të PPSH-së dhe spiunë sigurimi.
Në 16 rrethe, PD nuk fitoi dot asnjë deputet (Dibër, Fier, Gramsh, Gjirokastër, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Pogradec, Pukë, Sarandë, Skrapar, Tepelenë, Mat, Mirditë, Përmet, Tropojë).
Shpejt u fut në qeveri me PPSH-në në një qeveri teknike.
Më 22 Mars 1992 mori brenda vetes Gjinushin, që në takimin mes “studentëve” dhe Ramiz Alisë, ishte në krah të Ramizit.
Për 4 vjet rresht zbatoi dekretin e Ramiz Alisë të gushtit 1991 për ligjin 7501 ose “reformën agrare” nr. 2, si dhe privatizoi të gjitha njësitë tregtare në çdo cep të Shqipërisë atyre që i kishin, pra armates së spiunëve të Sigurimit në çdo fshat e çdo lagje.
Për 5 vjet rresht, 1992-1997, qeverisi në shumicë dërrmuese me ministra ish-komunistë dhe ish-spiunë sigurimi.
Në zgjedhjet e 26 Majit 1996 largoi nga kandidimi për deputet rreth 35 deputetë të viteve 1992-1996 që vinin nga shtresat e të përndjekurve politikë, dhe nga burgjet e komunizmit, duke i zëvendësuar ata me figura nga Kinostudio “Shqipëria sot”.
Në vitet 1997-2005, kur kaloi në opozitë nga revolucioni i bandave të armatosura nën drejtimin e plehrave të politikës, u rikthye nga halli tek palca reale antikomuniste për të mbijetuar dhe për t’u ringritur.
Dhe sapo i buzëqeshi ringritja dhe po i afrohej pushtetit, thirri në pushtet në vitet 2005-2013 ish-drejtues të bandave e komiteteve 1997-2001, ish-tankistë të asaj kohe dhe ish-ministra të PS në vitet 1997-2005, spurdhjakë në emër të KOP-it dhe emigrantë nga radhët e GOP-it.
4 vjet, 2009-2013, qeverisi bashkë me një tufë tjetër komunistësh të rebeluar nga PPSH në vitin 2003, që më 1 Prill 2013 do t’i quante me të drejtë Aleanca e Qelbësirave.
Në 3 vite, 2013-2016, u rikthye tek ata të cilët nuk e kishin braktisur kurrë PD-në kur ajo binte në opozitë, dhe pothuajse të gjithë kryetarët e degëve të PD-së në rrethe ishin demokratë, jo spurdhjakë KOP-i e hajdutë GOP-i.
Në vitin 2016, duke menduar që po vinte në pushtet, i largoi pothuajse të gjithë kryetarët e degëve të PD-së në rrethe për të rikthyer spurdhjakë KOP-i apo hajdutë GOP-i.
Në vitin 2017 qeverisi 4 muaj bashkë me PS-në dhe hyri në zgjedhje me një listë deputetësh miks dhe fotokopje e keqe e KOP-it dhe GOP-it, nga një pseudo-KOP dhe pseudo-GOP, duke larguar kopistët dhe gopistët origjinalë.
Dhe në tetor 2018 zgjodhi një këshill kombëtar dhe kryesi që janë “kopile” hibrid dhe të neveritshme sa të KOP-it aq edhe të GOP-it.
Në qershor 2020, pasi mashtroi demokratët se do përmbyste Ramën dhe inkurajoi kopistë e gopistë të rinj se do ishin deputetë e kryetarë bashkish, krijoi komisionin e pampersit, siç e quajti Dr. Kosova, për të zgjedhur kandidatët e rinj për deputetë, sa nga KOP-i aq nga GOP-i.
Dhe kur sheh që në krye të partisë që u lind nga revolta e 8 Dhjetorit 1990, të një mllefi 45-vjeçar të akumuluar të shqiptarëve, janë kopistë, gopistë, llapistë dhe të nënshtruar e servilë që duartrokasin, shajnë, lavdërojnë, përbuzin, urrejnë apo simpatizojnë vetëm ata që ua jep si porosi kryetari, më lind dyshimi se:
8 Dhjetorin ose na e kanë vjedhur prej 35 vitesh dhe ne kemi brohoritur hajdutët;
ose ka qenë një mashtrim i madh dhe një lojë e pistë komunistësh sipas Katovicës e realizuar me përpikmëri.
Nuk po shkruaj emra për ta konkretizuar këtë fenomen, se do më duhej të bëja roman.
Unë personalisht kam qenë pjesë e pushtetit të PD-së nga vitet 1992-1996.
Kam qenë deputet i PD-së në vitet 1997-2001, dhe në Këshillin Kombëtar 1997-2005.
Nuk kam qenë në asnjë cep të pushtetit dhe administratës gjatë viteve 2005-2013.
Jam kthyer si kryetar i degës së PD-së Lushnjë në vitet 2014-2019.
Megjithëse bëj pjesë tek ata që i kanë shërbyer PD-së vetëm në opozitë, edhe unë kam pjesën time të fajit që nuk “ruajta” dot “vjedhjen” e datës 8 Dhjetor 1990 nga kopistë, gopistë, spiunë dhe komunistë prej 35 vitesh.
Kurrë nuk ka guxuar kush prej 84 vitesh t’ua “vjedhë” komunistëve 8 Nëntorin e 1941, 16 Shtatorin 1942, 24 Majin 1944.
As 29 Nëntorin 1944 dhe 5 Majin që formalisht u përkasin gjithë popullit, por me “tapi” vetëm komunistëve. Bile as 26 Qershorin 1991 kur u “vaftisën” dhe u pagëzuan me tjetër emër nga PPSH në PS; pra hoqën P-në dhe vendosën S-në.
Ndërsa ne, vetëm një 8 Dhjetor kishim për ta ruajtur, e nuk e ruajtëm dot se na e “vodhën” komunistët, spiunët e tyre, kopistët dhe gopistët e ardhur nga i njëjti stan me ta.
Ehh, sa “roje” të dobëta paskemi qenë...
Tani ftoj të gjithë kategorinë e “hajdutëve” të datës 8 Dhjetor 1990 (komunistë, enveristë, spiunë sigurimi, kopistë, gopistë, servilë të neveritshëm e llapistë, ish-hajdutë administrate e kandidat për hajdut kur PD të jetë në pushtet dhe çdo vemje pa pigment, pa ngjyrë e pa karakter), të më shpallin armik, tradhtar, të shitur, të blerë, shërbëtor, poliagjent e anti-demokrat sa të munden; mjafton që të bien në sy tek mender udhëheqja dhe grupi i pampersave të Dr. Kosovës si të “devotshëm” dhe “luftëtarë” të mëdhenj për Republikën e Re të ëndrrave të spurdhjakëve të “vjetër”.
Katovica, z. Murrizi! Ajo i terhoqi fillimisht prej hunde shqiptaret. Me pas frenat i mori ne dore Athina me Beogradin. Nuk do shume mend per ta kuptuar. Mjafton të shohesh se cilet ishin me pardesy të bardhe.
Mbete dhe ti me nje avaz preheri i Lulit, po thuaje troc o burre tek preheri i Sali komu idtit mos i bjer rrotull e rrotull. Ku ka drejtuar ndonjehere PD Luli? Ku e linte Saliu se na lodhe dhe ti.
Hallall o vlla , eshte koha e llapisteve ske ca i bon mo Komunistet e kan pas ekan dhe do ta kene komanden ne ket vend te qelbur
Po e drejte
Lymo na thuj ku e "bleve" ate Perdesynë se në treg nuk kishte nxjerre Partia. Shyqyr qe na e nxorre ket foton se kishim ca pikecuditse per ty.
o myslim murizi te gjitha dhe gjithcka e ke thene tamom si thone tironsit,por emrin e Saliut qe eshtr pergjegjes per te gjitha ato qe thua asnjehere nuk e permend por i bie rrotull.TI ben ose mund te jesh Trim por Saliun e paske shume Frike,asnjehere nuk e permend me emer nuk thua ne prehrin e Sales por te Mulit,qesharake fare.