
Këta nuk e dinë fare teorikisht se çfarë janë: as ligji dhe as shteti...
Dhe përsa kohë do të vijojë që Kryeministri i Shqipërisë të mos dijë fare se çfarë është juridikisht ligji dhe shteti?
Në këto ditë po dëgjojmë teori shteti me sens popullor nga Saliu. Por nuk është vetëm Saliu.
Prandaj pyetja që duhet të ngrihet këtu është kjo:
Sa kryeministra të shteteve të Bashkimit Evropian nuk janë juristë apo avokatë të njohur?
Asnjë.
Atëherë?
Pyeteni Ramën dhe Saliun t'iu japë juve një leksion për teorinë e shtetit modern.
Por këta nuk e dinë fare teorikisht se çfarë janë: as ligji dhe as shteti
Atëherë?
Asgjë.
Se mos e kanë ditur çfarë është ligji dhe çfarë është shteti modern si një teori juridike: Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha dhe Edi Rama!!! Asnjëri prej tyre nuk e ka ditur.
Sigurisht që përjashtim këtu bën vetëm Fan Stilian Noli.
Atëherë?
Është shprehja e famshme latine që na e zgjidh këtë fakt historik që ka kaluar Shqipëria: Ex nihilo nihil - nga asgjëja në asgjë.
Sepse një intelekt i tillë ka qenë në drejtimin e Republikës së Shqipërisë, nga viti 1925 e deri më sot.
Ex nihilo nihil.
Lini një Përgjigje