TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Korrik 2025, 09:33

Më gjeni 1 L. benzinë!

Shkruar nga M. Ibrahimi

Mos guxoni t’më përmëndni “shtetin e së drejtës” kur vetë ligji qesh në fytyrën e viktimës dhe mbron kriminelin me paragrafe që kanë më shumë vrima se ndërgjegjja juaj.
Po, jam e revoltuar…Në skaje të pikëllimit, si të kish’ qënë fëmija im…Po, dua drejtësi të ashpër. Po, dua që këta të zhduken nga faqja e dheut jo të riedukohen me terapi. Kaq vështirë është t’më gjeni, 1 L. benzinë???

Më gjeni 1 L. benzinë!

Më gjeni 1 L. benzinë!!!

Në k’të vend që vjen erë pluhur, lot dhe heshtje. Në këtë vend ku fëmijët nuk janë të sigurt as në djep. Në këtë vend ku nën petkun e familjes fshihen përbindësha me emër e mbiemër. Gjithë natën s’kam mundur të fle, duke menduar vajzën 12-vjeçare, e përdhunuar nga i ati që nga mosha 5 vjeç. Gjashtëdhjetë muaj përdhunim! Gjashtëdhjetë muaj torturë! Gjashtëdhjetë muaj terror nën të njëjtën çati! Dhe ai ka guxuar të thotë: “Vetëm një herë.”

“Vetëm një herë”? Fundërrinë e dheut! Ti nuk je njeri! Ti je pisllëku që nuk duhet të frymojë mbi këtë tokë! E vogla u përdhunua nga burri që e solli në jetë, që duhej ta mbante në krah, jo ta thërrmonte në errësirë. U përdhunua në heshtje, nën “mbrojtjen” e familjes që rri ulur në divan me duart kryq duke parë telenovela anadollakësh. U përdhunua në shtëpinë ku duhej të kishte lodra, jo netë makthi. E nëna? Ku ishte? Si nuk e kuptove që vajza jote po vdiste çdo ditë? Si nuk e ndjeve kur ajo filloi të bëhej e ftohtë, agresive, e vetmuar? Fëmijët nuk dinë të bërtasin si ne. Ata japin sinjale, jo fjalime. Ata ngrenë murin, jo alarmin. Por prindërimi është përgjegjësi, jo vetëm bukë dhe rroba. Prindërimi është sy, zemër dhe vigjilencë. Është përballje me të vërtetën edhe kur të dhemb, jo fshehje pas “nuk e kisha kuptuar”.
Në këtë vend ka me dhjetëra raste të tilla. E shumica s’denoncohen kurrë. Sepse vajzat kanë frikë.

Sepse u thuhet: “Mos fol, do turpërohemi.” Sepse babai ka më shumë “nder” në këtë shoqëri sesa vajza që i del kundër. Turpi nuk është i saj. Turpi është i shtetit! Ky vend nuk ka nevojë për qindra konferenca, për fasadë, dhe marrje fondesh n’xhep. Ka nevojë për një revolucion drejtësie. Dhe nëse drejtësia nuk guxon të jetë e ashpër për fëmijët tanë, atëherë është më e vdekur nga ç’është. Kush hesht, është bashkëfajtor!!! Kush bën humor, është bashkëpërdhunues. Turpi është i shoqërisë që hesht! Një shoqëri që shikon pa parë. Dëgjon pa dëgjuar. Komenton çdo gjë, por kupton asgjë. Në k’të shoqëri, dhimbja e një fëmije zë vend vetëm për pesë sekonda në statusin e rradhës. Pastaj ikën. Harrohet…Humbet mes trendeve të TikTok-ut, diskutimeve për ish konkurrentë të një reality show, për një ndeshje futbolli, e 100 navigimeve boshe. Turpi është i atyre që e quajnë këtë “incident familjar”. Po drejtësia? Do e mbyllim me 15 vjet burg, që të lirohet pas 8 vitesh? Që të dalë e të rrijë në kafe, ndërsa vajza jeton me traumën e fëmijërisë së përgjakur? Jo, jo, jo…Ky përbindësh nuk meriton gjykim. Riktheni dënimin me vdekje për përdhunuesit e fëmijëve. Riktheni drejtësinë reale. Jo këtë farsë që i quan të “penduar” e u jep ulje dënimi. Ne nuk po flasim për njerëz që kanë bërë një gabim. Po flasim për demon që nuk ndalen derisa të shkatërrojnë jetën e dikujt përjetë. Çdo përdhunues fëmijësh duhet të dënohet me vdekje. Pa mëshirë. Pa apel. Pa justifikime. Pa zgjatje. Sepse ajo vajzë nuk mori asnjë nga këto. Ajo nuk pati as ndihmë, as shpëtim.

Pse duhet të ushqejmë një maskara, me taksat tona, përdhunues fëmijësh në burgje?  Pse??? Për çfarë??? Për t’u “rehabilituar”??? Të rehabilitohet për çfarë??? Ujërat e zeza nuk kthehen kurrë në ujë të pijshëm!!! Këta nuk janë njerëz, k’ta janë specie pa ndërgjegje, pa zemër, pa fe që duhen asgjësuar!!!

Nëse nuk e ndëshkojmë këtë krim me aktin më ekstrem të drejtësisë, vdekjen, atëherë ne jemi bashkëfajtorë. E nëse kjo vajzë e vogël, pas gjithë guximit që tregoi, e sheh këtë kafshë të dalë nga burgu një ditë, ne i kemi vulosur dy herë fatin, e kemi lënë edhe pa të ardhme.
Kjo është thirrje për të gjithë, pa përjashtim! Boll me heshtje! Dil në rrugë! Bërtit! Shkruaj! Protesto! Kërko! Mos lejo që vajza tjetër të mos flasë nga frika, sepse askush s’e dëgjon. Në emër të çdo fëmije që nuk ka zë, që nuk ka fuqi, që nuk ka mundësi, të gjithë ne duhet të kërkojmë dënim me vdekje për monstrat që e kalojnë kufirin e njerëzores. Për ndyrsirat që ndërpresin fëmijërinë…Dënim me vdekje!!! Tani. Pa vonesë. Pa mëshirë.

Sepse nëse nuk e mbrojmë fëmijën, atëherë ne nuk meritojmë të quhemi shoqëri. Ne jemi një bandë qelbsirash që ndihmojmë përdhunuesit të jetojnë mes nesh. Mos të guxoj asnjë aktivist, t’më recitoj frazat tuaja sterile për të drejtat e njeriut, kur ndërkohë i fshini fytyrës së viktimës fajin e dhunuesit.
Mos guxoni t’më përmëndni “shtetin e së drejtës” kur vetë ligji qesh në fytyrën e viktimës dhe mbron kriminelin me paragrafe që kanë më shumë vrima se ndërgjegjja juaj.
Po, jam e revoltuar…Në skaje të pikëllimit, si të kish’ qënë fëmija im…Po, dua drejtësi të ashpër. Po, dua që këta të zhduken nga faqja e dheut jo të riedukohen me terapi. Kaq vështirë është t’më gjeni, 1 L. benzinë???

Lini një Përgjigje