Forum27 Mars 2023, 21:38

Mëkat ai që iku, e mjerë ne që si dihet kur e kemi rradhën…

Shkruar nga Arli Minga

Mëkat ai që iku, e mjerë ne që si dihet kur e kemi

Nuk u plagos fjala e lirë, iu mor jeta një hallexhiu. Dëshmi që nuk do e dimë se nga na ka ardhur, se mund të gjendemi ndonjë ditë mirë e bukur, e të na kërcasë plumbi pas veshit.

Nuk është gazetaria e zhytur në llum, janë pronarët e medieve që fshihen pas “fjalës së lirë” që u ngec në grykë kur prishen interesat.

Nuk është askush tjetër fajtor veç kriminelëve dhe gjithë parave, që nuk dihet nga ikin e vijnë, për t’i ushqyer si kancer.

Nuk është sulm ndaj fjalës së lirë, nuk është sulm ndaj Top Channel, është sulm ndaj atyre që e orkestrojnë.
Këtu fajtorët dihet se kush janë, mos të guxojë kush të relativizojë krimin duke shpërndarë fajin. Unë s’kam faj për pazaret e Prestige Resortit fjala bie dhe as për faturat në Belize.

Mëkat ai që iku, e mjerë ne që si dihet kur e kemi rradhën…

Amulli, kaos, shëmti, asgjë e bukur!

 

gazetaria pronarët arli minga