Trafik droge, manipulim votash – këto janë akuzat ndaj Maduros dhe për zgjedhje të refuzuara ndërkombëtarisht.A është “Ramaduro” në këtë listë?
Pak ditë më parë, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, në një postim të tij deklaroi se Maduro nuk është kreu i shtetit, por kreu i një karteli droge, dhe se qeveria e tij është, në fakt, qeveria e këtij karteli. Nuk ka vonuar thellimi i këtij qëndrimi amerikan, kur prokurorja e përgjithshme, Pam Bondi, ka vendosur tashmë çmimin për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e dyfishuar dhe çuar në 50 milionë dollarë shpërblimin për informacione që çojnë në prangosjen e tij. Kjo, pasi ai është cilësuar si trafikanti më i madh aktualisht në botë
Të enjten, prokurorja Bondi akuzoi Maduron për bashkëpunim me grupe kriminale si Tren de Aragua, një bandë venezueliane që administrata Trump e ka shpallur organizatë terroriste, dhe kartelin Sinaloa, një rrjet i fuqishëm kriminal me bazë në Meksikë.
Trafik droge, manipulim votash dhe lidhje me kartele të shpallura si organizata terroriste nga administrata Trump janë disa nga akuzat ndaj tij, si dhe për zgjedhje të refuzuara ndërkombëtarisht.
A është "Ramaduro", siç është pagëzuar edhe nga Fox News në SHBA, në këtë listë që kryesohet nga Maduro?
Pse jo?!
Dhe pse jo shpejt?!
Për trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe manipulimin e zgjedhjeve?
Mosmarrja e një urimi të personalizuar nga SHBA pas 11 majit e ka nervozuar mjaftueshëm Ramën, pavarësisht autoritarizmit vendor. Ato tre rreshta në faqen e Ambasadës, drejtuar popullit, dhe ftesa për deputetët e rinj si bashkëpunëtorët e ardhshëm në Ambasadë, duke i kthyer kurrizin “të gjithpushtetshmit” jashtë selisë diplomatike, janë sinjale të qarta për Kryeministrin.
Po a ka Rama lidhje me Sinaloa?
Trafik droge, manipulim votash – këto janë akuzat ndaj Maduros dhe për zgjedhje të refuzuara ndërkombëtarisht.
A është “Ramaduro” në këtë listë?
Pse jo?!
Dhe pse jo shpejt?!
A ka lidhje Rama me këto dyshime serioze?
Gjetjet e para erdhën në vitin 2022 nga mediet meksikane, si "El Universal". Sipas saj, lideri i kartelit “Sinaloa”, Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, i arrestuar më pas nga DEA, ka krijuar lidhje të ngushta me biznesmenë shqiptarë me rrjete kazinosh dhe investime në ndërtim, duke pastruar miliona euro të trafikut. Këta biznesmenë kanë pasur takime me kreun e qeverisë. Rama reagoi i çakorduar, duke i quajtur lajmet “të neveritshme”, që cenojnë “një familje të ndershme biznesmene”. Ai pranoi se i ka takuar në zyrë, për t’i sqaruar për një “procedurë pune”. Si gjithmonë, qëndrime për të shpëtuar fundshpinën.
Por nuk mbaron me kaq. Sa më shumë përpiqet të bindë për ndershmërinë, aq më keq “katranosen” punët.
Një dokument i datës 11/09/2023, i firmosur nga ish-sekretari i përgjithshëm Engjëll Agaçi, konfirmon se gjenerali i shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea, është emëruar këshilltar i jashtëm i Kryeministrit Edi Rama. Coldea është akuzuar për lidhje me trafikun e narkotikëve dhe bashkëpunim me kartelin meksikan Sinaloa – i shpallur organizatë terroriste.
Po dosja e ndërtimeve të Ndranghetës për kullat në Tiranë, që nuk ngrihen pa firmën e Ramës? Tre godina ku mafia kishte gati 180 milionë euro të investuara?
Po Besniku, njeriu i bizneseve në energji, ndërtim e kudo, mik i ngushtë me KM dhe kryebashkiakun, sipas përgjimeve të dosjes? Një person tashmë i dënuar nga antimafia italiane me 7 vite burg në formë të prerë!
Po investimet “strategjike”, ku lejet i kanë marrë trafikantët e kokainës – shumë prej tyre në kërkim apo në burg?
Ndoshta inventarin e mban koordinatori...
Pa harruar çështjen e Charles McGonigal, me afera korruptive kundër FBI-së dhe përfitime nga lidhjet me qeverinë shqiptare.
Nuk mbaron me kaq.
DEA hapi zyrë në Tiranë pikërisht kur të dhënat u shtuan për praninë e Sinaloa-s dhe Ndrangheta-s në Shqipëri.
Thasët e Sky ECC dhe EncroChat janë me qindra mijëra mesazhe që përfshijnë Kolumbinë, Dubain, Venezuelën, Arubën, Belgjikën, Holandën, Francën, Gjermaninë… dhe Tiranën.
As Soros nuk i ka këllqet e administratës së shkuar.
Ndaj, Kryeministri Rama bën mirë të mos rrijë shumë në diell, se tani ka edhe Kod të Ri Penal nëpër duar...
Lini një Përgjigje