TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Mars 2023, 21:55

Nuk është gafë, ashtu e di

Shkruar nga Nebil Çika

Nuk është gafë, ashtu e di

Toni Gogu dhe e gjithë ajo që ai përfaqëson politikisht, nuk flet dot për heronjtë e vërtetë të Dibrës që luftuan me Hajredin Pashën, serbët e të tjerë pushtues, se partia e tij i ka shpallur ata dhe familjet e tyre armiq e tradhtarë e pasardhësit e tyre i pushkatuan burgosen e internuan

Toni Gogu, deputet i PS paska thënë që "Hajredin Pasha është hero i Dibrës" !

Nuk është gafë! Është ideologji e formim. Këta kanë pasur e kanë heronj tradhtarët dhe pushtetit dhe tradhtarë patriotët dhe ata luftuan për këtë dhe, që në gjenezë, në 1941.

Se janë vetë pjellë e tradhtisë, një sajesë politike antishqiptare serbe. Janë vetë, pushtues e tradhtarë, në gen.

Kështu e dinë se kështu i kanë mësuar në parti, familje e shkollë e kudo e kanë në ADN tradhtinë e nuk e mendojnë dot ndryshe.

A nuk ishin këta që shpallën hero Haxhi Qamilin e Miladin Popoviçin, Dushan Mugoshën etje ?!

Ndërkohë që shpallën "armiq e tradhtarë", Mid'hat Frashrin, Ahmet Zogun, Gjergj Fishtën, Iliaz Virionin, Prek Calin, Lef Nosin dhe shumicën e patriotëve dhe firmëtarëve të pavarësisë.

Ata që ishin gjallë i vranë e burgosën, atyre që kishin vdekur iu nxorën kockat nga varret.

Ekzekutuan dhe persekutuan pa mëshirë familjet e tyre. Falsifikuan e falsifikojnë edhe sot historinë.

Toni Gogu dhe e gjithë ajo që ai përfaqëson politikisht, nuk flet dot për heronjtë e vërtetë të Dibrës që luftuan me Hajredin Pashën, serbët e të tjerë pushtues, se partia e tij i ka shpallur ata dhe familjet e tyre armiq e tradhtarë e pasardhësit e tyre i pushkatuan burgosen e internuan.

Çlidhje ka ky dhe partia e tij me heronjtë e patriotët e Dibrës?!

Mos e keqkuptoni, nuk është gafë ajo që e konsideron pushtuesin Hajredin Pasha hero të Dibrës.

Thjesht, ashtu e di!!!  

nebil cika hajredin pasha toni gogu

Lini një Përgjigje

Forum