TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Mars 2023, 18:43

Një libër nga parajsa

Shkruar nga Mitro Çela

Një libër nga parajsa

Ide të Doktor Polikronit për librin “Gjyshi dhe fëmija”.

Nëntor 2017. Polikroni, unë dhe Ezmerka, u ulëm tek “Strofka e ariut”. Më thotë Polikroni:

-Më ka lindur ideja të bëj një libër “Gjyshi dhe fëmija”...Personazh do të të kem ty- qeshi Polikroni-Ti  e thua vetë: Jam gjyshi më i mirë në Tiranë.

-Ide e bukur,-tha Ezmerka- Mitroja më shumë ngatërron se sa edukon?!

-Dje një gjysh më solli nipin në klinikë. Me kollë. Fëmija “avullonte”. E vizitova. I bllokuar. Nisa të shkruaj recetën. Më thotë gjyshi:

-Ne jetojmë në Milano. Në Itali, doktorët kurrë nuk japin antibiotikë. Po shkrove antibiotikë, unë do e gris recetën?!

-Kam qenë një vit për specializim në Itali. Në e do djalin të shërohet: Shko në farmaci...

U largua i thartuar...Një ditë më vonë u rikthye me lot në sy:

Djalin e shtruam me urgjencë në spitalë.

Doktor Polikroni më 11 mars 2018 u nda nga jeta. Po libri? Fola me Mirelën, vajzën e Doktorit:

-Them që e ka nisur librin,- tha Mirela. -Të rrëmojmë. Unë mes shënimeve. Ti në internet.

Nuk jam shumë i dashuruar pas email. Kisha javë pa “kullotor”. Shkrova adresën. U befasova?!Gjeta një mesazh. Ma kishte dërguar në fillim të shkurtit 2018.

I dashuri Mitro! Më kërkove librin: “Gjyshi dhe fëmija”. Kam nisur nga puna. Ja disa teza.

1.

Gjyshi për një përqafim, nuk ja kursen nipit “Coca-Cola” dhe patatinat. Fëmijve u “pëlcasin” faqet. Obeziteti është sëmundje e shekullit.

2.

Në klinikë. Erdhën. Nëna me çupën.

-Natën temperatura kaloi 39 gradë. -,tha nëna.-Na lujti tepeleku i kokës. Shyqyr Zotit. Jetoj me mamanë. E leu me uthull. Pastaj kompresa me ujë me krupë?

-I ra temperatura?-Pyeta.-

-Jo.

-Pse nuk e fute në shëllirë?-Shtova me ironi.-

Zonja mbështolli fëmijën duke thënë:

-Nuk vlejnë këshillat tuaja, përpara përvojës së mamasë sime. Ka rritur 6 fëmijë...

Dy ditë më von. Fëmija rrezikojë jetën... U shtrua në spitalë…

Morali: Në shumë raste pediatri ka pacient edhe prindërit?! Bile jo rrallë gjyshi është më i sëmurë.

3.

Fëmija kockë e lëkurë. Pashë kartelën. Kishte lindur katër kile. Tani peshonte tre kilogram. Fëmija kishte “ngrënë” vetveten.

-Me se ushqeni fëmijën?

-Me gjithë të mirat. Menunë ja përgatit mamaja: mualebi. Trahana. Përshesh. Qull...Por çudi: Djali nuk ka oreks?...Më jep antibiotikë?!

-Kini vezë?!...

-Me bollëk...

-Po qumesht?

-Sigurisht...-

-Djalit jepini vetëm vezë dhe qumësht. Kjo është receta për ju.

Pas dy javëve ra telefoni:

-Doktor! Djalin e kam si koqe mollë...

4.

Viti 1986. Në Dibër ishte rritur vdekshmëri në fëmijë.

Alarm!

U nis një ekip nga Tirana. Isha edhe unë. Fshat më fshat.

Skandal! Kudo fëmijë rakitikë.

Nënat nuk kishin me se ti ushqenin.

U organizua një seminar. Shefat vunë në grykë të topit mjekët:

-Të pa aftë. Dembelë. E kanë mëndjen të kthehen në Tiranë?!

Ngrihet një grua nga salla. Zbërtheu bluzën. Nxorri gjoksin:

-Shikoni! Zhapë! Që të kem qumësht për djalin, duhet të ha!...

...Heshtje varri. Për pak çaste...

Pastaj sulm për gruan me gjoksin drasë...

-Në darkë, -shkruan Polikroni,- më ftojë në shtëpi Xhelil Gjoni, sekretari i parë i Partisë.

-Doktor: pse vdesin fëmijët?

-Për një kokërr vezë dhe një gotë qumësht?!...Mos u bini në qafë mjekëve?!

Mbylla kompjutërin...Mu duk sikur libri “Gjyshi dhe fëmija” po “gatuhej” në parajsë...

mitro cela doktor polikroni libri

Lini një Përgjigje