
Ai e ushtronte demokracinë si kapriço, inatin si shaka, humorin si detyrë, debatet si punë, largimin si pushtet dhe pushimin mes largimeve si fillim.
Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera drejtimin e anijes.
Sa herë bëhej pishman ai grindej me ata që u kishte lënë timonin, kacafytej dhe plagosej dhe e merrte anijen prapë për ta lënë prapë dhe për ta rimarrë prapë.
Pasioni më i fortë i jetës së tij ishte të rifitonte me vështirësi atë që humbte me lehtësi.
Ai e ushtronte demokracinë si kapriço, inatin si shaka, humorin si detyrë, debatet si punë, largimin si pushtet dhe pushimin mes largimeve si fillim.
Fatos Nano kishte një aftësi të rrallë për të krijuar armiq të cilët pasi i mundte i bënte miq dhe një talent të madh për t’ia vështirësuar jetën vetes deri në mundim.
Meqë harxhonte shumicën e forcave për të qetësuar furtunat që krijonte vetë, koha që i mbetej për punë të tjera ishte gjithmonë e pamjaftueshme.
Me siguri iku duke menduar se dha më shumë se sa mori dhe se po të kthehej pas do e drejtonte anijen në ujëra të tjera.
Ai merr me vete një pjesë të kujtimeve tona por ajo që do mbahet mend gjithmonë është se ai e la Shqipërinë shumë më mirë se ç’e gjeti sa herë koha e thirri për të vendosur.
Ne nje paralelizem me boten e yjeve te muzikes moderne e postmoderne boterore, Fatos Nano ishte, eshte e do te mbetet 'ikona pop' e tentatives dhe e perpjekjeve te atyre pak intelektualeve profesioniste e liberale shqiptare per nje tranzicion elitar, nga nje shoqeri dhe ekonomi me varferi e ndrydhje ekstreme, ne nje hapesire me mundesi vetepropulsuese euro-atlantike!
Fiks fare, e ke njohur mirë o Ben. Por edhe ne që e njohëm në gjimnaz te Samiu, në Elbasan te pietorja e Hotel Skampa. Një mëndje e madhe me karakter bixhosçiu. Të keqen më të madhe që i bëri Shqipërisë kur Partinë ja shiti Edvinit për një kamion me dollarë. Do ta kujtojmë gjatë shokun e gjimnazit e të Elbasanit për sa do të kemi jetë. Qofsh i Parajsës aq sa mund të shkojnë në Parajsë qeveritarët.
Shpirti i Tij do qendroje mes parajses dhe ferrit se zgjodhi dhe la pas figuren me diabolike qe nuk e ka pare Shqiperia qe nga krijimi i shteti Shqiptar deri me sot.
Figurave qe kane qendruar ne krye te sheteve dhe partive kryesore qe kane drejtuar vendin gjithmon i behen komente, qofte edhe pas vdekjes.Nje prej tyre ne historine e ketij vendi ka qene dhe mbetet dhe Fatos Nano. Per mendimin tim F. Nano perfaqeson njeriun me karakter te dyzuar, ishte si medalja qe ka dy ane. Ishte njeri erudik, liberal-demokrat, njeri me bote te brendeshme dhe i zgjuar. Njekohesisht me keto virtyte bashkjrtonte dhe ana e kundert : ishte egoist, mendjemadh-kapadai, ironik pakufij, pijanec , e plot te tjera si keto.Por ajo qe ishte me e keqja ishte se kishte nje afinitet shume sinjifikative me pjesen e te forteve dhe vulgut te shoqerise, dinte te mbante rreth vetes kapot e kesaj kategorie te cilet pas 1990 ishin shume te rendesishem dhe gjithmon ne rrjesht te pare. Pra shkurt ,ishte nje simbioze cuditeshme ku bashkjetonte letersia , anglishtja ,ferngjishtja, pija alkolike dhe tendenca per te bashkjetuar me gangsteret..... Tipik ,nj emodel i perkryer shqiptar. Kur u kthye ne pushtet 8 vjet me P Socialiste nuk i pame te bente ndonje pune te mbare, apo te vinte gurte te rende ne themele qe te mbahej mend per shume kohe, jo aspak , absolutisht jo. Ne kohen qe drejtoj u institucionalizua korupsioni ne format me klasike te periudhave post komuniste. Rrushfeti, vjedhja ishin ne themel ,dhe ketu ky ka" meritat "e tij te pa kundershtueshme...... Ka 20 vjet qe ka dala nga skena, qe ne moshen 53 vjec. Ishte njeri qe largohej shpejt ,pasi ekuptonte se asnje gje nuk ishte ne gjendje te ndryshonte, gjerat kishin marre drejtimin e tyre dhe ky si aspak konseguent nuk qe parimor, apo te prirej nga pozitiviteti... Deshira e tij qene atote nje adoleshenti , te qendronte tavolinave te pinte alkool , te bente ironi me ke te deshte dhe ti binte kitares e sigurisht edhe ndonje gje tjeter qe eshte etepert te theksohet ketu. Keto ai lehtesisht i siguronte edhe pa qene ne pushtet dhe keshtu si qytetar qe ishte lodh shpejt dhe vendosi te qendroj ne hije duke ushtruar asnje detyre ,vetem pasionet e tij. Shume vitet efundit ka vuajtur nga semundje te ndryshme , pasi ka qene konsumues alkooli dhe duhani pa fund. Ai sigurisht qe e dinte se rakia ka mbytur me shume se deti, por nga ato vese nuk hiqte dore ,pasi nuk e kuptonte jeten pa to. Fatos Nano ,ishte ai qe ishte , dhe u prehte ne paqe atje ku do shkoj.