TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Korrik 2025, 09:55

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

Shkruar nga Eduard Zaloshnja

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

Për ta lidhur me autostradë Milotin me Shkodrën (skajin verior të Ultësirës Perëndimore) duhen edhe vetëm 50 km të tjera. Që nuk po bëhen dot…

Në Shqipëri vetëm 350 kilometra rrugë janë të nivelit autostradë (me katër korsi). Treçereku i tyre janë në Ultësirën Perëndimore (çereku përshkon Malësinë Verilindore - nga Rrësheni në Morinë të Kukësit).

Udhëtimi më i gjatë në autostradë pa ndërprerje mes dy qyteteve është ai Tiranë-Vlorë (152 km), që lidh qendrën e Ultësirës Perëndimore me skajin e saj jugor. Kurse në gjysmën veriore të Ultësirës Perëndimore, udhëtimi më i gjatë me autostradë është ai Tiranë-Milot (47 km). Për ta lidhur me autostradë Milotin me Shkodrën (skajin verior të Ultësirës Perëndimore) duhen edhe vetëm 50 km të tjera. Që nuk po bëhen dot…

Në mandatin e saj të fundit, qeveria Berisha siguroi fonde të mëdha për akset Tiranë-Elbasan, Fier-Vlorë e Qukës-Qafë Plloçë - por asnjë fond për autostradën Milot-Shkodër. Dhe ideja e kësaj autostrade jetike për Shkodrën ka mbetur jetime edhe në 12 vitet e qeverisë Rama…

Për nostalgji familjare, e vizitoj herë pas here Shkodrën – një nga perlat tona historike, gjeografike dhe urbanistike. Por në një ditë të zakonshme, udhëtimi me makinë për atje nga Tirana zgjat rreth 2 orë të vështira (duhet të nisesh herët, pa gdhirë, që të arrish atje për 1 orë e 30 minuta). Kurse me ndërtimin e autostradës Milot-Shkodër, udhëtimi me makinë nga Tirana në Shkodër mund të realizohet pa vështirësi për vetëm 1 orë…

Po kur do të ndërtohet autostrada Milot-Shkodër?

Lini një Përgjigje