Forum24 Shkurt 2023, 09:23

Po votoni Luisin?... Ja ku keni Jozefinën

Shkruar nga L. Skiroi
Po votoni Luisin?... Ja ku keni Jozefinën
Luisi me Jozefinën...

Këta edhe në protesta dalin për të mbrojtur vjedhjen dhe krimin; asnjëherë nuk protestojnë për vlerën, por veç për vesin. Po kthehet në ves popullor të mbrohen të korruptuarit

Shkruan L. Skiroi

U tërbuam me ‘revolucionin’ politik; aq më tepër që nuk tërheq as njerëz. Njerëz po tërheq BBVIP. Miliarda duar nga mijëra njerëz po votojnë Luisin.

Po më duket njësoj si në lojën politike ku 30 vjet votohen Meta e Berisha, dy njerëz që kanë shteruar  nga çdo vlerë- edhe sikur të kishin pasur dikur.

Kur i krahasoj të dy ‘revolucionet’ e ditës, më duket se kanë të njëjtën vlerë- dhe kjo më tmerron. Më tmerron të mendoj se qenka e vërtetë që njerëzit në këtë vend tërhiqen nga pavlera dhe nga veset e këqija, nga abuzimi, nga injoranca, nga parazitizmi...

Ka disa njerëz, si unë, që e kanë konstatuar këtë tmerr kulturor e moral të qytetarëve; e kanë quajtur edhe ‘Luizeri’ këtë fenomen bastard, por votimi në BB VIP vazhdon  si lumi i pavetëdijes ose i instinktit që nuk i përket krijesës ‘Sapiens’.

Atëherë, pse nuk votoni Jozefinën, këtu e kishim; vetëm dje nuk doli në protestat për mbrojtjen e familjes së korruptuar; përherë ndodhet në mbrojtje të llumit të korrupsionit. Këta edhe në protesta dalin për të mbrojtur vjedhjen dhe krimin; asnjëherë nuk protestojnë për vlerën, por veç për vesin. Po kthehet në ves popullor të mbrohen të korruptuarit dhe ata që e rrahin popullin.

Atëherë më mirë votoni Jozefinën!

Jozefina e ka krijuar fenomenin ‘Luizeri’.

Ka një histori ‘demokratikase’ edhe kjo punë; nuk është pa gjë fakti që Berisha- Luisi vdesin për njëri tjetrin.  Është njësoj si çifti politik Berisha- Jozefina. Jozefina desh t’i jepte ‘plumbin ballit’ partisë armike PS. Edhe deputetin kundërshtar desh ta nxirrte ‘si zhele’ përjashta nga Parlamenti.

Atëherë, këtu ja ku jemi.

Kur nisi të krijojë ‘Luizerinë’, Jozefina ndodhej në Olimpin e pushtetit, kryetare e Parlamentit dhe ‘hije’ e të admiruarit Berisha që e kishte vënë qeverinë në favor të familjes. Jozefina e vuri shtetin në punë për krijimin e ‘Luizerisë’. Jozi dërgoi të bijën për studime në Paris, por atje i duhej edhe një ‘shok’. Shok do me thënë ‘shok për punë’. U gjet Luisi, një katundar i Shkodrës, i bindur, i nënshtruar, hileqar, i lëpirë. Jozefina e bëri diplomat, nga asgjë. Luisi u ngarkua me detyrën diplomatike të atasheut kulturor në Paris; domethënë një kontrapart i Zhak Lang apo studiues i Viktor Hygoit. Por ndërkohë jetonte me bijën e Jozefinës dhe me financa shqiptare.

Djaloshi që mund të bëhej një gjë, u kthye në një parazit, thjesht ‘girl- sitter’. Pas kësaj vazhdoi parazitizmin më tej, bëri sikur u bë noter por nuk u bë, as punoi një ditë. Se nga sajoji ca para, që kolegët i nxorën të pa ligjshme. Asgjë fare...

Tani ka tërhequr vota të shumta shqiptarësh në BB. E di pse? Sepse njeriu shikon te Luisi dëshirën e vet për të qenë asgjë, për të qenë parazit, abuziv dhe nën- mesatar.

Atëherë pse nuk votohet edhe Jozi për presidente? Njësoj është./Pamfleti

bbvip protesta jozefina topalli luis ejlli