TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Tetor 2025, 20:58

Prokurorja që vjedh kambistin në Sarandë, drejtësia e re që i numëron eurot më shpejt se provat!

Shkruar nga Arben Llangozi

Prokurorja që vjedh kambistin në Sarandë, drejtësia e re

Në Sarandë, thonë se ligji është si deti, kush di të notojë, del me përfitim. Të tjerët… mbyten në padrejtësi.

Skandal në Sarandë! Një histori që vetëm drejtësia shqiptare mund ta shkruajë, një qytetar ndalohet nga policia, sepse “dyshohej” se ushtronte aktivitet si kambist pa leje. Policia i sekuestron 1000 euro, të cilat, sipas ligjit, duhej të ruheshin si provë materiale.Por kur qytetari shkon në prokurori për të kërkuar dosjen dhe paratë... as dosje, as prova, as euro!

Nëse prova materiale zhduket, a quhet hetim apo pastrim parash? Kështu, ndërsa reformatorët e drejtësisë vazhdojnë të lavdërojnë “arritjet”, realiteti në terren tregon një tjetër histori atë ku provën materiale e ha drejtësia, dhe të pafajshmit mbeten me duar bosh.

Në Sarandë, thonë se ligji është si deti, kush di të notojë, del me përfitim.Të tjerët… mbyten në padrejtësi.

Kush mund të jetë vallë kjo “prokurore magjistare” që zhduk prova si të ishin monedha në lojë fëmijësh?

Emri i saj ende nuk del zyrtarisht, por zërat në korridoret e drejtësisë në Sarandë thonë se bëhet fjalë për një “yll në ngritje” të reformës nga hetimet te kambizmi, një profesioniste me shumë talente!

Disa thonë se ka “dorë të lehtë”, të tjerë se ka “xhep të thellë”, por një gjë është e sigurt: aty ku kalon ajo, provave u humbet gjurma dhe drejtësia mbetet pa dokumente, por me dëshpërim.

Lini një Përgjigje