Forum24 Mars 2023, 09:07

Propaganda enveriste dhe mjerimi i Sali Berishës në një foto!

Shkruar nga Nebil Çika

Propaganda enveriste dhe mjerimi i Sali Berishës në një foto!

Ky retushim tipik enverist i fotos nga mediat e non grata tregon mjerimin, më shumë se politik, të tyre dhe atij që i shërbejnë !

Një nga karakteristikat e prpagandës së Enver Hoxhës ishte retushimi i fotove historike, heqja prej tyre e armiqve të partisë. Këtë lloj propagande e ka pasur dhe e ka për zemër edhe Berisha dhe kamikazët e tij mediatikë .

Në këtë parktikë të propagandës enveriste kjo media ka publikuar një gjysmë foto nga një darkë e shtruar nga Kryegjyshi Botëror bektashian ,Dede Edmond Brahimaj me rastin e Sulltan Novruzit .
Në gjysmë foton e publikuar nga mediat e grupimit Salimetaj është shfaqur kreu i PD Enkelejd Alibeaj me dhe disa përfaqësues politikë të PS në krahun e majtë të tijë të pranishëm në darkë.
Nga foto janë hequr Ambasadorja e SHBA ,Yuri Kim në krahun e djathtë të Allibeajt ,Ilir Metaj presidenti Bajram Begaj ,baba Mondi etj .
Halli i Berishës me këtë foto është fakti ai nuk është atje, se nuk e foton më askush , brenda e jashtë vendit gjë që vërteton izolimin total tij .

Së dyti prania "tradhtare" e Ilir Metaj në atë tavolinë bashkë me dy armiqtë më të urryer e sulmuar prej tij ,Yuri Kim dhe Enkeljd Alibeaj që jo rastësisht janë edhe këtu krah për krah, pa llogaritur praninë e politikanëve socialistë .

Ky retushim tipik enverist i fotos nga mediat e non grata tregon mjerimin, më shumë se politik, të tyre dhe atij që i shërbejnë !

 

berisha propaganda enveriste