Ilir Meta duket se nuk heq dot dorë nga metodat e Sigurimit. Vetë ai ka mohuar zërat se ka qenë spiun, por duket se po vepron me të njëjtat strategji. Ditën e sotme Komuniteti Mysliman shtroi iftar në kuadër të Ramazanit dhe ftoi të gjithë klasën politike.
I pari që hodhi foto ishte Ilir Meta dhe ai ishte në tavolinë me Taulant Ballën, Erion Veliajn, Spiropalin, Bajram Begajn dhe ambasadoren Kim. Mirëpo në fotot që ka postuar presidenti Begaj duket se në krye të tavolinës ka qenë Enkelejd Alibeja. Ai është prerë nga Ilir Meta. Në asnjë moment Meta nuk e tregon se Alibeaj ka qenë i pranishëm, duke konfirmuar edhe një herë se sa për zemër e ka doktorin.
Për kujtesë, të tilla metoda përdorte Sigurimi i Shtetit. Kur dikush dilte tradhtar zhdukej nga fotot. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Meta sot.
Lini një Përgjigje