
Protestën dhe protestuesit nuk mund t'i gjykojnë kurrë njerëz me sindromën e prostatit në tru.
Qysh në daljen e parë publike, sapo filloi protesta, kam deklaruar mbështetjen time për protestën, por kam shprehur edhe dyshimin tim se protesta mund të shuhet nga ndërhyrja e pushtetit nëpërmjet zagarëve mediatikë dhe të vetëshpallurve si analistë, duke shfrytëzuar nivelin e folësve rastësorë që çdo ditë marrin mikrofonin dhe mendojnë se bëhen "liderë" apo faktorë, duke shprehur mllefin ndaj qeverisë në versione "radikale".
Por, kur shoh që protestën e gjykojnë ish-funksionarë të drejtësisë, kokrra hajdutësh që kanë ikur nga Shqipëria për të ruajtur paratë e vjedhura dhe dërdëllisin si mender analistë; që njihen publikisht si sekserë apo gjobëvënës të sistemit të drejtësisë; apo dështakë politikë që kanë garuar dhe janë refuzuar nga qytetarët, më vjen të vjell.
Protestën dhe protestuesit nuk mund t'i gjykojnë kurrë njerëz me sindromën e prostatit në tru.
Këtë teorinë e gjeneratave me shkronja, jo Z e jo ZH, na e kurseni, sepse në fakt shumica prej jush janë gjenerata KKH ordinere, që "gjobën" më të vogël për një emërim e kishit nga 50–100 mijë euro.
I qëndroj fort mbështetjes sime për protestën, por jam konsistent në deklarimet e mia publike, të shprehura qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme në këtë intervistë.
Lini një Përgjigje