Shqiptarët nuk kanë nevojë për prokurorë kukulla që bëjnë shfaqje televizive. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një SPAK që mbyll dosje, hesht para krimit dhe zgjedh të merret me periferitë. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi të vërtetë, dhe drejtësia e vërtetë nuk blihet me 3 miliardë euro.
Reforma në drejtësi 3 miliardë euro, për një drejtësi që hesht para krimit
Reforma në drejtësi, që u shit si shpëtim i madh i kombit, ka kushtuar mbi 3 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve. Sot, pas gjithë këtyre miliardave, shqiptarët nuk shohin as drejtësi, as rend, por vetëm zvarritje procesesh, vetting fasadë dhe prokurorë që luajnë kukafshehti me krimin.
Në vend që të godasë, peshqit e mëdhenj, kjo reformë është kthyer në një vegël për të trembur qytetarët e thjeshtë.Në vend që të japë siguri, ka sjellë pasiguri.Në vend që të bëjë drejtësi, ka prodhuar vetëm "drejtësi të shpifur dhe të blerë".
Dhe ndërkohë që Shqipëria paguan faturën më të shtrenjtë në historinë e saj për një reformë të dështuar, disa individë ndërkombëtarë nga BE dhe SHBA, vazhdojnë t’i thurin lavde kësaj farse, sikur drejtësia shqiptare të ishte me standarde më të larta se ajo e vendeve të tyre. Pyesim publikisht: A do të lejonte Amerika që një kriminel i vetëdeklaruar, i përmendur si pjesëmarrës në "vrasje me pagesë" nga vetë Nuredin Dumani, të endej rrugëve i lirë dhe të fliste në televizione për krimet e tij?
Jo! Në SHBA ky njeri do të ishte "shtrirë përdhe dhe futur në pranga brenda minutave", jo lënë të bëjë shfaqje publike.
A do ta pranonte ndonjë vend europian që një njeri i dyshuar për "grabitje me armë dhe vrasje", të kërkonte vetë të dorëzohej para drejtësisë dhe prokuroria as të mos e pyeste? Jo! Aty, organet e drejtësisë do të vepronin me shpejtësinë e ligjit, jo me heshtjen e turpit.
Por në Shqipëri ndodh e kundërta: drejtësia hesht, prokuroria mbyll sytë, SPAK bën sikur nuk sheh. Në vend që të merren me kriminelët që e pranojnë vetë fajin publikisht, disa prokurorë të SPAK-ut e kalojnë kohën duke bërë kontroll te telefonat e fëmijëve të "Elton Qynos".Kjo është reforma jonë?
Këta janë “heronjtë” tanë? Një turp kombëtar!
Reforma në drejtësi, që u pagua me miliarda euro, sot ka vetëm një rezultat: "kriminelë të lirë në rrugë dhe qytetarë të ndershëm të terrorizuar rrezikojnë jetën.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për prokurorë kukulla që bëjnë shfaqje televizive. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një SPAK që mbyll dosje, hesht para krimit dhe zgjedh të merret me periferitë. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi të vërtetë, dhe drejtësia e vërtetë nuk blihet me 3 miliardë euro.
Lini një Përgjigje