TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Shkurt 2026, 11:43

“Shantazhi mafioz me video intime për gjykatësin e Kushtetueses, Gent Ibrahimi”

Shkruar nga Bledi Mane
“Shantazhi mafioz me video intime për gjykatësin e Kushtetueses,
Gent Ibrahimi

Nga zërat që po qarkullojnë ditët e fundit në qarqet e Tiranës, ka dalë se gjyqtari kushtetues Genrian Ibrahimi është shantazhuar për shkak të materialeve që kanë dalë në dosjen e administruar nga SPAK për biznesmenin Ergys Agasi, dhe një video tjetër kur ky gjyqtar i tregonte organet e tij gjenitale një parukiereje, e nga frika ky gjyqtar është detyruar të ndryshojë vendimmarrjen.

Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë për lajmet që po qarkullojnë ditët e fundit, se gjyqtarë të Republikës po detyrohen të marrin vendime kundër bindjes së tyre, për “çështje të nxehta” që janë duke ndodhur aktualisht, pasi po shantazhohen nga prokurorët e SPAK.

“Përdorimi për shantazh i të dhënave hetimore që janë siguruar në hetimet ndaj Ergys Agasit, quhet krim. I organizuar madje në stil mafioz. Vendimet nën shantazh janë të padrejta. Shantazhuesi është kriminel i tipit mafioz. Kushdo që e bën ashtu quhet: mafioz”, shkruan ai.

Nga zërat që po qarkullojnë ditët e fundit në qarqet e Tiranës, ka dalë se gjyqtari kushtetues Genrian Ibrahimi është shantazhuar për shkak të materialeve që kanë dalë në dosjen e administruar nga SPAK për biznesmenin Ergys Agasi, dhe një video tjetër kur ky gjyqtar i tregonte organet e tij gjenitale një parukiereje, e nga frika ky gjyqtar është detyruar të ndryshojë vendimmarrjen.

“Nëse është e vërtetë se me të dhënat hetimore të dosjes “Agasi” shantazhohen gjykatës e prokurorë, akti është i rëndë dhe i tipit mafioz. Edhe kur këtë gjë e bëjnë shtetarë të drejtësisë njësoj është, mafioz. Vendimet e gjykatave, ku gjykatësve të tyre u tregohet materiali shantazhues, janë të padrejta. Janë mafioze”, thekson ai.

Sipas Ylli Manjanit, shantazhi në vetvete është akt mafioz dhe shumë më i rëndë sesa e liga që mund të ketë bërë i shantazhuari. Avokati dhe ish-ministri i Drejtësisë sqaron se përgjegjësia për aktet e administruara në dosje i takon organit që i administron ato për shkak të hetimit, rrjedhimisht SPAK.

“Nuk e di se ç’video, foto apo biseda telefonike ka SPAK në atë dosje, por përdorimi ligjor i tyre nënkupton vetëm në atë proçes, dhe jo kundër kujtdo tjetër jashtë tij. Çdo përdorim tjetër quhet shantazh. Mafie quhet. Gjithnjë nëse janë të vërteta aludimet ne nënzëshme për gjykatës që ndryshojnë mendim dhe marrin vendim kundër asaj që mendojnë”, përmbyll ai.

Ditët e fundit, media të ndryshme kanë raportuar se ekzistojnë raporte konfidenciale sipas të cilave një gjyqtar është shantazhuar në lidhje me një video intime të tij, ndaj ka ndryshuar vendimin në sallë, duke mos shprehur atë që kishte bindje, por i ndikuar nga shantazhi 

shantazhi ndaj gent ibrahimit

3 Komente

  1. A
    A

    Manjani ditë pas dite po i ngjet më bindshëm Batos nga Kosova.

    1. Z
      Zeni i Salës

      Si shantazhi me videot e hotelit të Kelmentit! Dakord me Manjanin se është krim të shantazhosh me çdo mënyrë qoftë një gjykatës,por edhe ata të uruarit le t'i kontrollojnë pak më tepër veprimet se mbetën me koqe jashtë....

      1. D
        Ducja

        S'ka bere ndonje gje te madhe. Po nuk e beri nje gjyqtar kushtetues, kush do ta beje? Ne fund te fundin, c'te duhet karriera, po te ndaluan te drejtat njerezore dhe natyrore? Pastaj, duhet te jeté eksitim i madh ta besh mu ne gjykate! E merr tamam ligjin ne dore ! Ju kujtohet filmi. Un uomo al di sopra di ogni sospetto!!??

        Lini një Përgjigje