
Sot vendi nuk ka nevojë për PD-në, por ka nevojë për opozitë. Dhe opozita jo domosdoshmërisht duhet të quhet Partia Demokratike. Sepse PD-ja sot nuk është një opozitë, por një ndërmarrje e falimentuar, kur njëri ka marrë derën e tjetri dritaret në krahë.
Ndërsa beteja për vulën vazhdon, një deputet në PD-në e copëzuar, Dashnor Sula, ka hedhur idenë e krijimit të një partie të re, mbi bazën e PD-së që është sot në grupimin e Z.Berisha. “Kur të vijnë zgjedhjet do të jemi sërish pa logo me pa vulë, dhe padyshim të paregjistruar në KQZ - ka thënë Sula – ndaj të gjejmë një emër tjetër e të formalizohemi”.
Por Flamur Noka, ka qëndruar kundër kësaj ideje. “Nuk e pranojmë një gjë të tillë. Do luftojmë të marrim emrin që na vodhën. Do e ndjekim me gjykatë, nuk ka gjyqtar që të bëjë çmenduri, pasi nuk do jetë vetëm Rama në pushtet. Do vijë dita që do dalin para drejtësie, asnjë nuk do shpëtojë. Ka ikur Enver Hoxha, e jo më Rama. Do e ndjekim çështjen deri në Strasburg”.
Mirë e ka Noka, por deri sa të shkojë çështja në Strasburg, PD-së nuk do ti duhet më as vula e as logoja, pasi rrezik ta ketë braktisur edhe vetë Noka e Berisha.
Sot vendi nuk ka nevojë për PD-në, por ka nevojë për opozitë. Dhe opozita jo domosdoshmërisht duhet të quhet Partia Demokratike. Sepse PD-ja sot nuk është një opozitë, por një ndërmarrje e falimentuar, kur njëri ka marrë derën e tjetri dritaret në krahë.
Nëse atje në PD ka një garë se kush do të trashëgojë vulën, pra se kush do të quhet pronari i opozitës, shqiptarëve u dihet një formacion politik që të shërbejë si alternativë qeverisëse.
Lini një Përgjigje