TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Korrik 2025, 12:10

SPAK dhe beteja historike për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni!

Shkruar nga Spartak Ngjela

A do ta çojë SPAK deri në fund këtë ndërmarrje historike për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga korrupsioni i lartë; i cili dihet se sot ka mbështetjen e Brogradit dhe të Moskës?
Sigurisht që do ta çojë deri në fund, sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk i hyn dot asnjë gjemb në këmbë nga hordhitë sllave; të cilat tani; pas pavarësisë së Kosovës, janë në një gjendje të rëndë psikologjike.

SPAK dhe beteja historike për çlirimin e Shqipërisë nga
Spartak Ngjela

Historia botërore nuk ka njohur më qesharak se sa një ish pushtues, që është mundur në luftën çlirimtare nga kombi që ka fituar pavarësinë e tij me këtë luftë.

Një i tillë po spikat të jerë edhe Serbia në lidhje me krenarinë e Kosovës të çliruar prej pushtimit.
Janë dy shtete shqiptare sot në Gadishullin Ilirik; Shqipëria dhd Kosova, por Shqipëria është ende e pushtuar nga korrupsioni i lartë qeverisës i saj.

I.
Por na duhet të theksojmë se në Shqipëri:
I gjithë korrupsioni i lartë shtetëror është në një shqetësim patologjik.
Emrat e këtyre individëve janë të gjithë të evidentuar në SPAK për korrupsion.
Por duhet të shohim të ardhmen e afërt.
Po ekspertiza amerikane është ende në drejtimin e SPAK -ut?
Po është ende në drejtimin profesional të SPAK- ut.
Po korrupsioni i lartë që është nën akuzë, a e ka kërcënuar SPAK -un, te prokurorët dhe gjyqtarët e tij?
Nuk kanë se ku t'i gjejnë fizikisht këta, por që po vijojnë të vinë rrotull tyre; kjo kuptohet.
Na duhet ta theksojmë qartë për të gjithë shqiptarët:
SPAK - u ka dalë në historinë tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga një korrupsioni dhe vjedhje e madhe e pasurisë kombëtare
Por, a do ta shpëtojë?

Sipas mendimit tim: unë jam i sigurt që do ta shpëtojë, sepse në këtë çështje kaq madhore për Shqipërinë, deri tani ka drejtuar ekspertiza ndërkombëtare.
Dhe duhet thënë se nuk është bëre pak.

Janë disa ish kryeministra nën akuzër dhe një numur jo i vogël ish ministrash, kryetarë bashkish; dhe ish pushtetarë të lartë të administratës shtetërore.

II.
Por, a do ta çojë SPAK deri në fund këtë ndërmarrje historike për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga korrupsioni i lartë; i cili dihet se sot ka mbështetjen e Brogradit dhe të Moskës?
Sigurisht që do ta çojë deri në fund, sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk i hyn dot asnjë gjemb në këmbë nga hordhitë sllave; të cilat tani; pas pavarësisë së Kosovës, janë në një gjendje të rëndë psikologjike.

Por kjo në histori u ka ndodhur të gjithë pushtuesve të mundur në luftërat çlirimtare të popujve të ndryshëm.
Se ja: Kosova po ndriçon në zhvillim dhe është me mbrojtje të lartë ndërkombëtare, kurse ish pushtuesit e saj sllavë janë bërë qesharakë, sepse ditë për ditë ata po flasin marrëzira fëminore me teza pasiononte dhe pa fare lidhje logjike me historinë dhe kohet moderne ku po jetojmë.

spak beteja historike për çlirimin e shqipërisë nga korrupsioni

Lini një Përgjigje

Forum