
Ish-drejtoresha e AZHBR-së dhe ish-ministrja e Bujqësisë, gjatë kohës që u vodhën paratë e IPARD-it, e kallëzuar nga OLAF në prokurori, tani është koordinatore e antikorrupsionit në Kryeministri.
Shkoi kryeministri në Berat sot dhe u thoshte fermerëve të Beratit se pasi t’ju fusë Partia Socialiste në BE juve, 300 milionë euro në vit grante do merrni. 300 milionë euro vetëm për fshatin, a e dini çfarë do të thotë kjo apo jo? – ju thoshte atyre dhe e dëgjonin ata të gjorët.
Partia Socialiste dhe qeveria e saj, fermerëve u bllokoi fondet e IPARD-it ngaqë i vodhi. Gjithë fermerët e vendeve fqinjë marrin qindra milionë euro grante në vit nga Bashkimi Europian. Fermerët shqiptarë kanë dy vjet që nuk marrin asnjë qindarkë.
Ky i thotë tani votoni për ne se ne do ju fusim në BE dhe pastaj BE-ja në 2030-ën do na japë 300 milionë euro në vit.
Tani BE me këtë qeveri nuk ka për të dhënë asnjë qindarkë për fermerët. Jo sot, jo vitin tjetër, por as në 2030-ën. E dini pse?
Ish-drejtoresha e AZHBR-së dhe ish-ministrja e Bujqësisë, gjatë kohës që u vodhën paratë e IPARD-it, e kallëzuar nga OLAF në prokurori, tani është koordinatore e antikorrupsionit në Kryeministri.
E ka vënë kryeministri të luftojë korrupsionin. Por nuk mbaron me kaq. Vazhdojmë më tej.
Kanë pajtuar kompani auditimi këta, Ministria e Financave dhe e Bujqësisë. I kanë dhënë diku 300-400 mijë euro për të audituar grantet e IPARD-it, që gjoja të gjejë defektet dhe abuzimet e procesit, se ishte kusht nga BE që të rifillojnë fondet.
Por e dini çfarë do të ndodhë me të vërtetë? E kanë bërë skemën kështu.
Kompania e auditimit do e bëjë raportin dhe do thotë se BE-ja me OLAF-in ja futën kot. Në Shqipëri nuk u vodhën paratë e IPARD-it. Kishte ca probleme të vogla si kudo në vendet e tjera. Madje bota i bën dhe filma këto punë.
Këta e dinë BE-në si puna e mileti këtu, që e vjedhin, e gënjejnë, e tallin, e ofendojnë dhe nuk ndodh asgjë. Por atje ka tamam Noc dhe Rrok.
Lini një Përgjigje