TAGS-AT E JAVËS

Forum26 Qershor 2026, 10:12

U kthye Enver Hoxha në Shqipëri

Shkruar nga Spartak Ngjela
U kthye Enver Hoxha në Shqipëri
Ngjela

Rama ecën si Enver Hoxha, kërkon të argumentojë me stilin e tij, se po kërkon që të ketë edhe Rama forcën e tij.

Rama dje na tha për protestën kundër tij se ajo ishte organizuar nga agjenturat e huaja antishqiptare.

Njëlloj si Ener Hoxha, sepse edhe ai, çdo lëvizje shoqërore që vepronte kundër tij, e quante si të organizuar nga agjenturat e huaja.

Po imitohet Enver Hoxha nga Edi Rama, në shumë aspekte:

Rama ecën si Enver Hoxha, kërkon të argumentojë me stilin e tij, se po kërkon që të ketë edhe Rama forcën e tij.

Dhe, a e dini pse?

Sepse Rama e ka në inkoshientin e tij zilinë për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës.

Por a mund ta arrijë dot?

Kjo është e pamundur, sepse Rama nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën 'e tij, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës.

Por, a mund të kërkohet të arrihet forca e diktatorit pa qenë bërë me parë vetë shteti një diktaturë partiake e organizuar?!

Jo, sigurisht që nuk mund të kërkohet.

Por ja, Rama, pikërisht për këtë kërkesë që po kerkon, kuptohet se ai është në lajthim, dhe, lajthim, në gjuhën shqipe do të thotë: një gabim i kryer pa dashje, i cili të jep forcë për të besuar në një kërkesë, e cila nuk mund të realizohet.

Lini një Përgjigje