TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Prill 2023, 21:07

Vetëm Bolivia, Venezuela dhe Ekuadori kanë dalë nga Arbitrazhi, kostot do jenë të tmerrshme

Shkruar nga Klodian Tomori

Vetëm Bolivia, Venezuela dhe Ekuadori kanë dalë nga Arbitrazhi,

Dalja nga traktati ndërkombëtar për mbrojtjen e investimeve rrit riskun e një vendi në sytë e investitorëve të huaj. Më pak investime të huaja, kosto më të larta borxhi...

Paralajmërimi i kryeministrit se Shqipëria mund të dalë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit ICSID e bën Shqipërinë vendin e katërt në botë, që tërhiqet nga traktati ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve. Tre vendet e mëparshme janë Bolivia, Venezuela dhe Ekuadori. Ky i fundit ka një histori mjaft interesante, që do e shohim më poshtë. Paralelisht janë dhe disa vende të tjera, te cilat nuk e kane nënshkruar fare traktatin si Rusia apo Brazili.

Shqipëria është anëtare e konventes ICSID prej 32 vitesh. Marrëveshja është nenshkruar ne tetor 1991 dhe ka hyre ne fuqi nje muaj me pas. Tani te kthehemi tek konflikti me Becchettin.

Nga ana ligjore, per ceshtjen Becchetti, Shqiperia eshte denuar per shkelje te Traktatit Dypalesh te Investimeve me Italine, nje marreveshje qe  ka hyre ne fuqi zyrtarisht ne vitin 1996.

Ne traktat dy vendet angazhohen te mbrojne investimet e ndersjellta dhe ne rast mosmarreveshjesh njohin juridiksionin e Gjykatave Nderkombetare te Arbitrazhit, perfshire ate te ICSID. Aktualisht Shqiperia ka Traktate Dypaleshe Investimesh me 45 vende. I fundit qe ka hyre ne fuqi eshte ai me Emiratet e Bashkuara Arabe ne vitin 2017.

Çfarë ndodh nese qeveria e terheq Shqiperine nga traktakti i Qendres Nderkombetare per Zgjidhjen e Mosmarreveshjeve te Investimeve? Nje pergjigje mund te vije nga Ekuadori.

Qe pas daljes nga traktati i ICSID ne vitin 2018, Ekuadori ka qene gjithmone vendi me investimet e huaja me te uleta ndaj GDP-se nder te gjitha vendet e Amerikes Latine. Ne 10 vitet qe pasuan, investimet e huaja direkte nuk e arriten asnjehere nivelin e para daljes nga ICSID.

Se dyti, dalja nga traktati nderkombetar per mbrojtjen e investimeve rrit riskun e nje vendi ne syte e investitoreve te huaj. Me pak investime te huaja, kosto me te larta borxhi dhe nje tjeter shqetesim jane kufizimet qe mund te vijne ne perdorimin e sistemeve globale te pagesave.

Dhe nje gje ne fund. Dalja nga ICSID ka fuqi vetem per padite qe behen pas dates se daljes. Ato qe jane bere me pare, vazhdojne shqyrtohen. Ligji nuk fuqi prapavepruese. Keshtu qe me Becchettin tani beteja zhvendoset ne Belgjike. Aty ku milionat e Albcontrol, qendrojne te bllokuara prej 2 vite e gjysme.

tomori arbitrazhi rama

Lini një Përgjigje