
Asnjë lëshim nuk duhet t’i bëhet perandorisë së Rusisë.
Asgjë në takimin Putin - Trump.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka refuzuar t'ia dorëzojë Putinit territorin e Donbasit, në këmbim të ndërprerjes së ofensivës përgjatë vijës së frontit.
Bravo Zelenski!
Lufta do të vijojë dhe kjo do të jetë në favor të interesit të Ukrainës.
Ukrainasit janë një popull dhe një shoqëri e emancipuar dhe me një ndjenjë të lartë patriotizmi dhe atdhedashurie.
Bravo Zelenski!
Asnjë lëshim nuk duhet ti bëhet perandorisë së Rusisë.
Po Ukraina?
Kievi është qyteti më i bekuar dhe me historinë e krijimit të vetë Rusisë.
Por sot Ukraina është një shtet i madh me 50 milionë banorë, dhe ajo është epiqendra e zhvillimit të një shteti demokratik dhe në luftë kundër pushtimit të saj nga Rusia.
Dhe Ukraina sigurisht që do ta ketë ndihmën e të gjithë Perëndimit, sepse forca e Ukrainës do t'i sjellë forcë dhe të gjithë demokracisë evropiane.
Rusia tani është kapur mat, se Ukraina ka kohë që po kërkon pavarësinë e saj, dhe tani vijon të jetë e sulmuar nga Rusa.
Por vijimi i ekzistencës së Ukrainës si shtet i pavarur dhe me forcë patriotike, do të jetë sukses i zhvillimit demokratik dhe shoqëror kudo në botë, por sidomos në Evropë.
Krenaria dhe trimëria e Ukrainës kundër pushtimit rus, do të krijojë një frymë demokratike dhe për vet Rusinë.
Lini një Përgjigje