
Theksojmë se në asnjë moment nuk pati debat apo përplasje midis hetuesve të BKH-së dhe Gardës Republikane...
SPAK dhe BKH i janë përgjigjur pretendimeve të Kryeministrit Edi Rama se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u përplasën me anëtarë të Gardës së Republikës sepse ata refuzuan të dorëzonin armët. Në përgjigjen zyrtare të SPAK, Kryeministri akuzohet për mashtrim, dhe madje ai shfaqet si gënjeshtar që ka sajuar një gënjeshtër, duke akuzuar agjentët e BKH-së se u përplasën me rojet që ruajnë Zyrën e Kryeministrit.
Nga podkasti i tij "Flasim", Rama ngriti pretendimin se agjentët e BKH-së hynë në ndërtesën e Kryeministrisë, duke mos respektuar as rregulloret e larta të sigurisë së Gardës së Republikës.
" Por unë kurrë nuk do të ndjek logjikën perverse të dënimit bazuar në prova, as në këtë rast, por do të mbetem i bindur se këto dy prova jashtëzakonisht shqetësuese nuk vërtetojnë se protagonistët e pavarësisë së drejtësisë kanë humbur mendjen dhe janë bindur se janë shteti, ligji dhe drejtësia, si puna e disa burrave të guximshëm të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë gjëra të çuditshme, nëse do të kishin ardhur një ditë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave dhe nuk do të donin ta linin derën hapur sipas rregulloreve të larta të sigurisë së Gardës së Republikës ", tha Rama.
Por reagimi i SPAK dhe BKH i hedh poshtë plotësisht pretendimet e Edi Ramës.
Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit u informuan nga Garda e Republikës se, sipas rregulloreve në fuqi, hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit nuk lejohet. Njëri prej hetuesve kërkoi sqarime mbi mënyrën dhe vendin e ruajtjes së armëve. Garda e Republikës i udhëzoi ata që t'i linin armët në dollapë të posaçëm sigurie në hyrje të institucionit.
Pasi verifikuan se mjedisi i magazinimit ishte i sigurt dhe i monitoruar nga kamerat, hetuesit i depozituan armët dhe vazhduan me veprimet procedurale si zakonisht.
“Theksojmë se në asnjë moment nuk pati debat apo përplasje midis hetuesve të BKH-së dhe Gardës Republikane ”, thuhet në përgjigjen zyrtare të SPAK-ut.
Reagimi i SPAK-ut:
Në përgjigje të kërkesave të medias dhe interesit në lidhje me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Byroja Kombëtare e Hetimit sqaron sa vijon:
Më 20 nëntor 2025, tre hetues nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) u paraqitën në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, me anë të të cilit iu caktua masa e pezullimit nga detyra Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.
Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit u informuan nga Garda e Republikës se sipas rregulloreve në fuqi, hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit nuk lejohet. Njëri prej hetuesve kërkoi sqarime mbi mënyrën dhe vendin e ruajtjes së armëve. Garda e Republikës i udhëzoi ata që t'i linin armët në dollapët e posaçëm të sigurisë në hyrje të institucionit.
Pasi verifikuan se mjedisi i magazinimit ishte i sigurt dhe i monitoruar nga kamerat, hetuesit i depozituan armët dhe vazhduan me veprimet procedurale si zakonisht.
Theksojmë se në asnjë moment nuk pati debat apo përplasje midis hetuesve të BKH dhe Gardës Republikane.
E drejta e hetuesve të BKH-së për të mbajtur armë zjarri bazohet në Ligjin nr. 25/2019 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore", ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë të pajisur me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre.
OR NJERZ KY ED RAMA E KA VES GËNJSHTRIMIN, PER CDO GJE VEC GENJE, E GJEN NJE SHTEG PER TA PERPUNU TE VERTETN SIPAS INTERESIT TE VET. EDHE NE KETE RASTIN ME PERPLASJEN MES GARDES DHE BKH GENJEN SE ASHTU I DUHET. CNA KA PJELL ME KET NJERI QE PER FATKEQESIN TONE E KEMI NE KRY TE QEVERISJES. KY DUHEJ SHPORR QE NE MUJT E PARE KUR U DUK SE KISH ME QENE KRYEMINISTR GENJESHTAR. I BEJM NDER VETES DHE SHQIPRISE ME E QERRU NJE SAHAT E ME PARE NGA QEVERISJA KET NJERI QE NA KA KATANDIS NE KET DEREXHEHANE. BASHKOJUNI LAPAJT E KUJTDO QE PROTESTON PER LARGIMIN E KETIJ MONSTRES NGA QEVERISJA E MOS DERDHNI VRER NDAJ TYRE KUR VETE NUK LUNI AS GISHTIN. QE JENI DHJAKSA E DI I MADH E I VOGEL POR TREGOHUNI NJEHERE TRIMA NE JETE PER TE MIREN E VETES E TE FAMILJEVE TUJA ME SE PARI.