
Pse ndryshojnë kaq shumë dy popuj që jetojnë në të njëjtin vend, që ushqehen me të njëjtën tokë, që pinë të njëjtin ujë dhe që lahen në të njëjtin det?
Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore në lidhje me moralin e popujve.
Pyetja është se kur e meriton një popull të ketë shtetin e vet?
Bota ka ende shumë popuj që nuk kanë shtet, edhe pse kanë luftuar më fort se palestinezët, edhe pse kanë rezistuar më gjatë se ata, edhe pse nuk kanë pushtuar tokën e askujt siç kanë bërë arabët palestinezë për shekuj me radhë, dhe edhe pse nuk kanë krijuar organizata terroriste që vrasin fëmijë që luajnë në oborr.
Në 80 vitet e fundit, palestinezët kanë bërë gjithçka gabim.
Ata kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shtetit të tyre.
Në vitin 1947, ata hodhën poshtë formulën e OKB-së për krijimin e dy shteteve, Palestinës dhe Izraelit, dhe hynë në një luftë guerile të cilën e humbën.
Pastaj ata shkuan përsëri në luftë në vitin 1967 me ndihmën e shteteve të tjera arabe dhe humbën përsëri.
Në vitin 2000, ata hodhën poshtë Marrëveshjen e Paqes të Presidentit Klinton, sipas së cilës Izraeli dhe Amerika e njohën shtetin palestinez, dhe nëse i mbledhim refuzimet palestineze, del se Izraeli e ka hedhur poshtë shtetin e Palestinës më pak se vetë palestinezët.
Duke kaluar nga dështimi në dështim, palestinezët humbën vazhdimisht kohë, tokë, financa, ushtarë, aleatë dhe shpresë.
Mjafton të shikosh shifrat e rritjes demografike të këtyre dy popujve për të kuptuar se si janë sjellë ata ndaj vetes.
Në vitin 1947, i gjithë territori palestinez kishte 2 milionë banorë.
Nga këta, 1.4 milion ishin arabë dhe 600,000 ishin hebrenj.
Sot numrat janë përmbysur.
Palestina ka rreth 5 milionë banorë, ndërsa Izraeli ka 10 milionë.
Në 80 vjet, Izraeli, ky shtet i krijuar nga emigrantët që erdhën nga Evropa pasi u masakruan dhe u shpronësuan nga Hitleri, krijoi bujqësinë më të përparuar në planet në shkretëtirë, ndërtoi ushtrinë më inteligjente që kemi parë deri më sot, është lideri i padiskutueshëm në inteligjencën artificiale dhe ka një ekonomi që prodhon 600 miliardë dollarë në vit, disa herë më të madhe se ajo e shumë vendeve evropiane që tani po e njohin Palestinën dhe dy herë më të madhe se Irani, megjithëse nëntoka e tij e thatë nuk pikon asnjë gram naftë.
Ndërkohë, Gaza dhe Bregu Perëndimor, ku jetojnë 5 milionë palestinezë, nuk mund të gjenerojnë më shumë se 15 miliardë dollarë prodhim ekonomik në vit, dhe kjo ishte para luftës.
Duke parë këto shifra, nuk ke nevojë të jesh ekonomist për të kuptuar se çfarë ka bërë një popull në 80 vjet dhe çfarë ka bërë një popull tjetër.
Por nuk mbaron këtu.
Krahasimi i standardeve demokratike të këtyre dy popujve është edhe më i dhimbshëm.
Izraeli është një demokraci e fortë, aty shtypi është i lirë, shumica e gazetave janë kundër qeverisë, populli del cdo javë në protestë, parlamenti funksionin, zgjedhjet mbahen çdo katër vjet dhe gjykatat mezi po presin ta burgosin kryeministrin në detyrë, me dyshimin se gruaja e tij ka marrë shpërblim disa dhurata të shtrenjta.
Nga ana tjetër palestinezët kanë njëzet vjet që nuk bëjnë zgjedhje.
Dhe një herë që votuan zgjodhën Hamasin, i cili natyrisht nuk lejon më zgjedhje që nga dita që ka marrë pushtetin.
Pyetja është pse ky ndryshim?
Pse dy popuj që jetojnë në një vend, që ushqehen nga e njëjta tokë, që pinë të njëjtin ujë dhe që lagen nga një det ndryshojnë kaq shumë.
Si ka mundësi që Izraeli u kthye në një superfuqi ekonomike për 80 vjet, ndërsa palestinezët nuk prodhuan dot as demokraci dhe as ekonomi për të njëjtën periudhë kohe?
Ata që duan të justifikojnë palestinezët thonë se Izraeli i ka penguar të zhvillojnë ekonominë dhe demokracinë.
Për ironi të fatit zgjedhjet e fundit në territoret palestineze janë zhvilluar në vitin 2005 kur izraelitët u larguan nga Gaza dhe ia lanë palestinezëve.
Që atë ditë aty nuk janë bërë më zgjedhje dhe prandaj është e çuditshme të mendosh se palestinezët shkojnë në kutitë e votimit vetëm kur janë të pushtuar.
Kur janë të lirë ata nuk i duan zgjedhjet.
Pikërisht kjo është kriza e vërtetë e Gazës që asnjë njohje nuk e zgjidh dot.
Pamundësia e palestinezëve për tu qeverisur vetë.
Paaftësia e tyre për të njohur demokracinë si instrument bashkëjetese.
A e meritojnë palestinezët shtetin në këto kushte?
A duhet të ketë shtet një popull që në vend të institucioneve të zgjedhura, pranon të qeveriset nga një grup terrorist i armatosur?
A është gjithë Gaza Hamas?
A e duan palestinezët Hamasin?
Për fat të keq po.
Në dy vitet e fundit miliona izraelitë kanë protestuar kundër luftës, por asnjë palestinez nuk ka kundërshtuar Hamasin.
Të rinjtë palestinezë që kapërcejnë tela me gjemba për të vrarë vajza izraelite në koncert, nuk janë rebeluar kurrë kundër Hamasit.
Ata që sakrifikojnë jetën për të masakruar civilë izralelitë të pafajshëm mund të kishin rrezikuar për tu ngritur kundër Hamasit.
Por kjo nuk ka ndodhur.
Palestinezët e adhurojnë Hamasin.
Terroristët ata i shpallin martirë.
Në Gaza nuk ka asnjë parti, asnjë lider dhe asnjë grup politik që e kundërshton Hamasin.
Prandaj njohja e Palestinës pa kushte është një shpërblim që populli palestinez nuk e meriton.
Popujt duhet të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre.
Ne shqiptarët i sollëm komunistët në pushtet me vota dhe për 45 vjet nuk bëmë asgjë për ti rrëzuar.
Komunistët na dhunuan dhe ne iu nënshtruam dhunës.
Sikur, larg qoftë, komunistët shqiptarë të kishin dhunuar edhe një popull tjetër, ne do ishim njëlloj përgjegjës, siç janë përgjegjës gjermanët që e sollën Hitlerin në pushtet dhe ia dhanë fëmijët ushtarë për të pushtuar botën.
Sot gjermanët ia njohin vetes këtë ultësirë morale dhe jetojnë me kokën ulur që me votat e tyre krijuan një përbindësh.
Por palestinezët nuk mund të përjashtohen nga ky kriter moral.
Hamasi është përbindëshi i tyre.
Ata e lindën këtë mostër dhe për këtë arsye duhet të jenë po aq përgjegjës sa gjermanët.
Në emër të moralit, palestinezët duhet të detyrohen të durojnë shkatërrimin e modelit që krijuan vetë.
Shfarosja e Hamasit nuk mund të jetë detyrë vetëm e Izraelit, por e vetë palestinezëve.
U takon atyre të mos ua japin fëmijët e tyre ushtarëve, u takon atyre të mos strehojnë terroristë, u takon atyre t’i largojnë më në fund vrasësit e pamëshirshëm nga zemrat e tyre.
Palestinezët duhet të kalojnë nëpër një proces ekzorcizmi, ata duhet ta dëbojnë djallin nga shpirtrat e tyre.
Vetëm nëse e kryejnë këtë akt civil, mund të fitojnë të drejtën për të pasur shtetin e tyre.
Prandaj, kushdo që beson se çështja e Palestinës lidhet vetëm me Izraelin, gabohet.
Qeveria izraelite ka bërë shumë gabime, ushtria e saj ka vrarë qytetarë të pafajshëm, gra të moshuara dhe fëmijë të pambrojtur, kështu që shumë njerëz me të drejtë besojnë se ndëshkimi i merituar për këtë vend është të ketë një fqinj si Hamasi që kafshon çdo ditë.
Njohja e Palestinës është ndëshkim për Izraelin, i cili po vret pa ndalur, por ndëshkimi i një personi nuk mund të jetë dhuratë për një tjetër.
Palestinezët nuk e meritojnë shtetin që po u jepet, sepse nuk kanë bërë asgjë për ta merituar atë.
Njohja perëndimore rrezikon të krijojë një Goliath të ri në kufirin e Izraelit, një shtet të egër që kërcënon dhe lufton pa pushim.
Por Goliathi mitik ishte palestinez, megjithëse nuk ishte arab, dhe ndoshta të kesh një përbindësh si fqinj është fati i Izraelit, i cili sot nuk ka asnjë ngjashmëri me Davidin, bariun e varfër hebre që shpëtoi popullin e tij duke vrarë Goliathin.
Ata që duan t’i shfajësojnë palestinezët nga të gjitha mëkatet e tyre thonë madje se Goliathi dhe Davidi kanë ndërruar vendet.
Tani Davidi i dobët është palestinez dhe Goliathi i tmerrshëm është izraelit.
Por zgjidhja nuk gjendet në legjendat e ricikluara.
Çështja palestineze nuk ka të bëjë vetëm me Izraelin, por edhe me moralin e kohës.
Palestina nuk është e gatshme të bashkëjetojë me pjesën tjetër të botës së civilizuar.
Kjo është çështja.
Palestina nuk është e gatshme të bashkëjetojë me ne.
Palestina nuk është gati të jetojë si ne.
Simon Shuteriqi, katragjyshi i i Blushit, fajdexhi si profesion, shte jahudi serb.
O Blush, por ti valle nuk e di qe Hamasi eshte pjelle e Izraelit. Dhe qe sulmi i shtatorit, njejte me sulmim e Kullave binjake, ishin te inskenuar per qellime e vete “viktimave”. Merru me letersi artistike, lere ate politiken me mire. Se cfare eshte nisur do perfundoje. Nuk te konsideron njeri as ty, as vendet qe njohen Palestinen. Kus e drejton boten sot dihet. Gjithe te tjeret jane thjesht zhurmues.
Po historia e izraelitëve nuk fillon ne 1947 o Beno, pse nuk tregon pse u dëbuan nga Evropa, pse nuk tregon se a kane izraelitët gisht ne përmbysjen e perandorise Ruse, ne revolucionin Francez...si shkuan ata pas prognomeve ne Rusi e me gjere dhe e blene me pare ne dore tokat e fshatareve te varfër Palestinez te cilat sapo kishin dale nga perandoria osmane...cili ishte roli i Anglisë e Francës ne keto kohëra...si ka mundesi qe Izraeli u zhvillua dhe Palestina beri regres...mendon se nuk kane gisht fare izraelitet ne kete pune...a u intereson atyre nje fqinj i forte apo i dobet? Qëllove si kalama o Beno!!
Me ne fund dikush qe shkruan pa hipokrizi.
Shkrim fashist
Shkrim shume I drejte. Populli palestinez qe thone se ne fakt eshte kusheri i pare me popullin izrealit sepse jane njerez qe historikisht kane jetuar ne te njejtin vend, eshte si puna e popullit Shqiptar qe u genjye dhe zgjodhi Enver Hoxhen ne krye dhe nuk degjoii Ameriken kurse Izraeli beri te kunderten dhe ja ku jane sot dy bote te ndryshme. Izraeli shkelqen, palestina vuan sic vuajtem ne per 45 vjet. Ndoshta koha do te vije qe palestinezet ti thirrin mendjes sic i thirrem ne ne 1990 por kjo mbetet per tu pare.
Dmth po te jesh ne gjendje te besh economi mund te vesh dhe te pushtosh cdo lloj vendi ose te marresh cdo toke pasi the owners qe e kane te tyren sjan ne gjendje ta mirmbajne. Po e njera gje me camerine dhe kosovone. Ska lidhje e kujt eshte. Kur njeriu shitet per leke si ne rastin me larte me shume eshte nje plehre sesa nje gazetar. Never qe nuk ditem te qeveriseshim ne kohen e komunizmit normlaisht greku duhet te na kishte marr te gjithen. Ehe ushtria me inteligjenge ne bote i ben Hamasi zborr brenda vendit te vet dhe tani dy vjet kjo ushtri si meer dot pengjet. Kjo ushtri me moralja vret fekoje pa fund. Kjo ekonomi kaq e fort eshte si shushunje ne kurriz te amerikes. Hajde analize o blush analisti hajde.
Blushi e paska shitur shpirtin tek fajdexhinjte zionist. Mire e ke bere do i marresh me vete.
Ky shkrim eshte i turpshem. Jane izraelitet vete qe jane kunder politikave te Njatanjahut. Me siguri ky eshte shkrim i paguar, se po te jete per para ben Blushi shet dhe shpirtin. Nje turp i papare!
palestinezet jane tashme te indoktrinuar kunder izraelit dhe e perkrahin hamasin madje festuan ne diten e masakrave.tani izraeli po u jep reston,kaq e thjeshte eshte.dhe mbas ketyre trushpelareve qendrojne vendet e pjerdhura islamike i ideatore dhe furnizues reale.njesoj si dyrdymeni arafat nje terrorist i qelbur.miliona dollare per tunele terroristesh qe mund te shkonin per shkolla .arsimim.ska dy palestina.historiksht keto toka kane qene te hebrenjve.duan apo sduan kjo eshte historia.dhe per me teper ata jane thjesht arabe ne tkat e filistines se dikurshme dhe emrin palestine eshte nga greket per filistinet.keshtuqe mos te na cajne trapin si shume.
Avash avash avash...te kujt jane tokat mo..??? Ata e pranojnë dhe vete qe kane nje origjine....nuk eshte kaq e thjeshte, eshte konflikti me i vjeter ne bote...
Saktë! Edhe po të jetë i paguar, përseri shumë saktë; e merrni parasysh që ka fituar edhe armiqësinë e HAMASIT?! POR, ne shqiplexuesit duhet të ndalemi pas leximit e të mendojmë për VETËN, se ku ishim e ku jemi.... Të uroj Beni, të paktën disa i ke bërë të mendojnë
Ben Blushi mbetet pena më e mprehtë e letrave shqipe, ku çdo fjali shndërrohet në një pasqyrë të shoqërisë sonë. Ai ndërthur filozofinë me ironinë, duke lënë mes rreshtave parashikime që tingëllojnë si profeci për kohët që jetojmë. Zërat kundër që po lexoj në komente, janë folklore të injorancës islamike të importuar në shqipëri.
Bravo Z Blushi. Koment i sakt dhe i kuptueshem per te gjithe ata qe duan te kuptojne.
Bravo Blushi
Ben Blushi, merru me ndonje sport tjeter se politika nuk eshte kafshate per ty. Problemi ne kete rast nuk eshte qe je paguar per kete por se as qe e ke merituar pagen. Lerja kete pune njerezve qe dine si lexohet historia boterore.