Një konflikt fizik në lagjen “Pavarësia” në Vlorë përfundoi me vdekjen e një 63-vjeçari. Viktima Ismail Aliaj humbi jetën në spital si pasojë e goditjeve në fytyrë dhe në grykë. Djali i tij mbeti i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut. Autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po vijon kërkimet.
Detaje të reja nga sherri i dhunshëm në zonën e njohur si lagja Pavarësia, ku tre persona u përfshinë në një përplasje fizike. Mësohet se 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Vlorës.
Sipas burimeve mjekësore, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’i mbijetojë dëmtimeve.
Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës.
Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje.
Lini një Përgjigje