TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2026, 15:55

Plas sherri në Vlorë, plagoset një person; transportohet me urgjencë drejt spitalit!

Shkruar nga Pamfleti
Plas sherri në Vlorë, plagoset një person; transportohet me
Foto ilustruese

Një sherr i dhunshëm është regjistruar pasditen e së premtes në qytetin e Vlorës, ku një përplasje fizike mes tre personave ka përfunduar me një të plagosur.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur në zonën e njohur si lagjja “Pavarësia”. Tre persona janë përfshirë në konflikt fizik, i cili ka eskaluar duke lënë një prej tyre të plagosur.

I lënduari është dërguar menjëherë me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi, duke u drejtuar në drejtim të autostradës. Forcat e policisë, përfshirë edhe strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, janë angazhuar në ndjekjen e tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar dhe zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

sherr vlore policia

Lini një Përgjigje