TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2026, 15:44

Zjarret "pushtojnë" Novoselën dhe Dimalin, disa banesa në rrezik

Shkruar nga Pamfleti
Zjarret "pushtojnë" Novoselën dhe Dimalin, disa banesa
Zjarri në Dimal

Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e së hënës në Novoselë të Vlorës dhe në fshatin Kutalli, në Bashkinë Dimal të qarkut Berat, duke mobilizuar shërbimet zjarrfikëse për përballimin e situatës.

Në Novoselë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte dhe ullinj. Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët janë afruar pranë zonës së banuar, duke rrezikuar banesat. Për shuarjen e zjarrit është nisur një mjet zjarrfikës, ndërsa një tjetër është angazhuar në vatrën aktive për të kufizuar përhapjen e flakëve.

Zjarret "pushtojnë" Novoselën dhe Dimalin, disa banesa
Zjarri në Novoselë

Ndërkohë, në fshatin Kutalli të Bashkisë Dimal, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një kodër me ullinj dhe pemë. Në operacion u angazhuan shërbimet zjarrfikëse të Beratit, Kuçovës dhe Dimalit, të cilat arritën ta vënë zjarrin nën kontroll dhe po vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrës.

Zjarret "pushtojnë" Novoselën dhe Dimalin, disa banesa

Sipas burimeve në terren, përhapja e shpejtë e flakëve në Dimal u favorizua nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa dëmet paraprake konsiderohen të mëdha. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, por shkaku mbetet ende nën hetim nga autoritetet kompetente.

 

zjarr

Lini një Përgjigje