
Mungesa e sigurisë në shkollë Adem Sheme në Sarandë, ka çuar sot në bojkot të mësimit një pjese të nxënësve. Kjo pasi sipas prindërve një nxënës 14 vjeçar është kthyer në kërcënim për fëmijët e tyre.
Rasti i fundit është ai i një nate më parë, kur 14 vjeçar ka shkuar në klasën e 6 e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me një mjet të identifikuar sipas këtyre të fundit, si pistoletë.
“Mbrëmë në orën e pestë të mësimit sipas informacioneve fëmija i quajtur Leo nga anët e fëmijëve ka hapur derën papritmas dhe ka hyrë me një mjet që fëmijët e kanë quajtur pistoletë, qe e zezë thonë dhe bënte mbushje . Ka hapur derën dhe i është drejtuar mësueses e para dhe u ka thënë fëmijëve duart lartë. Për një minutë apo një minutë e gjysmë. Mësuesja pasi është larguar ky personi , ky nxënës nga klasa është lidhur me drejtorin dhe mesa kemi informacion si nga hera, siç na kanë thënë dhe prindërve që: Mos o flisni , Mos e ngacmoni . Mos e qeshni, se nuk iu bën gjë lodër e ka , Por ka ndodhur dhe para një jave, ka kërcënuar fëmijët me thikë, me datën 6 apo 7 nuk e mbaj mend. I ka mbajtur 45 min që mungonte një mësuese e lëndës, I ka mbajtur të njëjtët fëmijë të izoluar dhe nuk I linte të dilnin as për tualet. Asnjë nga shkolla nuk ka dal të thotë dale ku janë këta fëmijë", është shprehur njëri prej prindërve për "Report Tv".
Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kësaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mëngjesin e sotëm prindërit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje. Shkolla Adem Sheme është në rikonstruksion e sipër dhe nxënësit e saj janë transferuar në shkolla të tjera duke bërë mësim me nxënës më të mëdhenj. Bojkotit të sotëm të mësimit nga fëmijët i janë bashkangjitur edhe disa mësues. Ndërsa prindërit thonë se nuk do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë pa pasur siguri më të lartë.
Ndërkohë që problematikën e ka pranuar edhe ministrja e Arsimit sot në Komisionin e Edukimit, duke theksuar se rasti po verifikohet dhe do të merren masa, edhe pse ka thënë se pretendohet se bëhet fjalë për një pistoletë lodër.
“Informacioni na ka ardhur që mbrëmë. Pretendohet se ka qenë pistoletë lodër. E kemi referuar në organet kompetente. Nga shkolla na kanë thënë që pistoleta ka qenë lodër pistoleta. Edhe sikur të ketë qenë kështu sërish është akt i rëndë. Djali është i shtëpisë së fëmijës, ndaj sot është bërë një takim ndërinstitucional. Madje është kërkuar edhe të transferohet. Në momentin që ne do të kemi informacion zyrtar nga policia patjetër do të marrim masa. Është një rast shumë delikat se ky fëmijë ndër vite ka problematik, kështu që do të ndjekim me më shumë prioritet”, tha ministrja.
Lini një Përgjigje