
Rasti i 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli i cili izoloi në shtëpi nënën, gruan dhe dy fëmijët e tij të mitur ka bërë bujë duke lënë hapësirë për të komentuar edhe mbi shëndetin e tij mendor.
Psikologia Arjana Muçaj ka thënë se ai ka çrregullim të personalitetit që dyshon në çdo gjë.
Zhaboli sipas saj është paranojak dhe dyshimet e tij i përcjell edhe tek personat që e rrethojnë.
“Çrregullimet e personalitetit mund t’i gjejmë kudo. Në rastin konkret unë mendoj se duhet të jetë paranojak. Këta janë njerëz që dyshojnë në çdo gjë. Janë aq shumë dyshues saqë këtë gjë e përcjellin edhe tek personat që jetojnë me ta. Veprimet tregojnë më së miri se çfarë lloj individi është ai”, ka thënë psikologia Muçaj.
Lini një Përgjigje