TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2024, 14:33

50-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke punuar në një fabrikë në Durrës, arrestohen 2 përgjegjësit e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

50-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke punuar në një

Një punonjës humbi jetën një ditë më parë gjatë punës në një firmë përpunimi të duraluminit.

Dyshohet se 50-vjeçari u dëmtua nga një makineri. Sipas policisë lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona 47 dhe 52 vjeç, përgjegjës për sigurinë në firmë.

Dy përgjegjësit e sigurisë akuzohen për 'shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë'.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin D. N. që humbi jetën gjatë punës në një firmë për përpunimin e duraluminit, pasi dyshohet se u dëmtua nga një makineri, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. H., 47 vjeç, banues në Durrës dhe G. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje