TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2024, 13:21

Ra aksidentalisht nga kati i 7 i pallatit, humb jetën e moshuara në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Ra aksidentalisht nga kati i 7 i pallatit, humb jetën e moshuara në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një grua ka rënë sot nga kati i shtatë i një pallati në lagjen Apollonia.

Gruaja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të qytetit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Dyshohet se gruaja ka qenë duke nderë rroba në ballkon kur ka rënë aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje