
Çarja e një tubi gazi në një pikë karburanti në Shkozë, ka shkaktuar rrjedhje gazi në zonën përreth.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, ku është çarë një tub gazi i një karburanti.
Burime për mediat bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat policore, të cilat kanë rrethuar edhe zonën për efekt sigurie.
Sakaq kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse. Po ashtu janë evakuuar edhe banorët e zonës përreth, edhe pse situata vijon të jetë nën kontroll.
Rruga që të çon drejt pikës së karburantit është bllokuar nga policia, deri në normalizimin e situatës.
"Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
Lini një Përgjigje