Dosja e zezë21 Maj 2024, 20:07

“Ai do shkri me acid”/ Si dështoi plani për të vrarë Durim Bamin në Ksamil, Gentian Bejtja i irrituar me Ndokën: Mban 30 vetë me bukë kot

Shkruar nga Pamfleti
“Ai do shkri me acid”/ Si dështoi plani për të
Ndoka, Bejtja dhe Durim Bami

Arben Ndoka dyshonte se Durim Bami i vrau të vëllanë dhe e donte të vdekur...

Të tjera detaje dalin nga dosja e prokurorisë, lidhur me aksionin e pak ditëve më parë për shfarosjen e grupeve kriminale.

Ervis Martinaj, Arben Doka, Avdylajt dhe Gentian Bejtja janë bërë bashkë për eliminimin e Durim Bamit.

Ndoka dyshonte se Bami i vrau të vëllanë dhe e donte të vdekur. Ata kanë tentuar disa herë ta eliminojnë, por pa sukses. Në mesazhet në SKy Ecc që janë zbërthyer, ata organizohen për ta vrarë në Ksamil, ku dyshohet se pushonte Durim Bami. Por grupi kishte frikë ta eliminonte në Jug, pasi mund të kapeshin nga policia.

Sipas dosjes që ka "Pamfleti", në një moment Gentian Bejtja i shkruan Ndokës që ta vrasin aty ku është, pasi nuk do kishte mundësi më të mirë. Bejtja është ai i cili u vra pak muaj më par në oborrin e banesë së tij.

Por pavarësisht këshillave të tij. Ndoka dhe grupi i tij përgatiten për ta vrarë Bamin në Durrës apo në Shijak.

Pjesë nga dosja

97. Më datë 17.08.2020 ora 14.18 shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arben Merkuri ne lidhje me faktin që Durim Bami është akoma andej dhe diskutojnë për organizimin që po kryejnë me qellim realizimin e vrasjes. Arben Mërkuri i shkruan, ... Ok do nisem për pak. Po me thotë Genci e msut ku e ka lokalin shoferi gerosi. Arben Mërkuri e pyet: Andej në Ksamil është akoma ai pidh motre? Dhe Arben Ndoka i përgjigjet që po, kam çu njerëz atje. Arben Mërkuri i shkruan që për pak do të nisem.

98. Me datë 17.08.2020, ora 21.00 shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Gentian Bejtja. Ky i fundit i sugjeron që të gjejë njerëz që ta kryejnë vrasjen atje dhe se ky eshtë rast shumë i mirë dhe është giynaf që të humbasim këtë rast. Gentian Bejtja i shprehet që Durim Bami është shumë i kujdesshêm dhe nuk besoj që e mban makinën në të njëjtin hotel ku fle sepse ka frikë mos vendosin eksploziv. Ne vazhdimësi Gentian Bejtja insiston që Arbeni t'ju thotë Shijakësve (Arben Merkuri dhe Aldo Avdyli) që ta vrasin aty dhe se nuk duhet humbur ky rast. Gjithashtu i tregon në lidhje me llojet e makinave që Durim Bami përdor dhe se mund të jenë duke e shoqëruar nipat e tij ose shtetasi Gentian Koçi. Gentian Bejtja i sugjeron që të shikojë targat që janë tek hoteli dhe t'ja japë ndonjë shokut të tij që ka në polici që t'i verifikojë.

Gentian Bejtja i shkruan, ... Gjej rob ta boj aty (ta vrasë aty). Mos nigjo barcaletat e ati që thoshte se maroj në Durrës. Se në Durrës e marojn te gjith, A e kishin pa sonte? Po është turp pa me lon. sdo tagiejsh mo at shanc. Bo bo giynaf mos me maru pun. Mos prit mi gjet makië-Se ndoshta ska fare.

Vin e morin kur ti boj tel ai. Futja qaty ska as armë me vete asgjo. Gjuni robqirit. Perzotin ska për tu dhon mo ky shanc ai do met bo dom ne ty sdot fali met pa ato ty ashtu të shkrin direkt. Se do na domtojë shumë po e lat do jet e vështir me pa mo. Ku tshkoj un se din për mu se ka nejt me kunatin tim. Aty bohet në këmbë, nuk hyn makina aty. Ku rri ai. Te ik kom se policia do një ore me dal për kontrolle. Sdalin direkt. Asnjë herë. Të mcifet në ndonjë vend dhe merr në mgjes. Deri kur te raportohet ngjarja ai ka dal 2 kilometra larg. Ti the kam 30 vetë për cfarë i ke me hor buk e lek kot. Nxiti mor lenja cfarë ndodh mrapa. Po maro punë. Se është turp me të ik. Fol me ato Shijaksit ta kryjn legeni. Nuk ka makinë vjen e mer ai Gent Koci, a noj tjetër. Se sparko makin ai se ka frik se i vejn bomb. Po varet ku e di un. Ta rujn ato. Po varet ku e di un. Informacion më të e më të sigurt sdo gjesh mo. Sa vet ke cu atje. E rast me të mirë. Runja se ati i ka ardh ora. Po ti rrin mrapa se shofin. Mos ti ndahen. Ti gjej njeriun e duhur si se gjeke kërkoje coj rob në shpi. Ku të jet. Sot të hy mpun ty.

Ti sot ke nevoj për vepra se boll je ngop me fjalë. Tu hor robt dreka e darka kot. Boju pak presion e du të mbarum thuj sdu llafe mo nga asnjë du punën e kryme. Se ty të majn var kot dun me të hor lek për dit pa bo asnjë punë. Thuj Visit. Të coj një të vetin. Po ta kryjn pra. Asni si do lekt e ati robqiri të gjith e dun të vdek atë legen. Ma mir se e keni atje pa armë atje ai ska asnjë mbrojtje. Ai del paradite prap në plazh. Do gjoja me më taku dhe mu i kishte thonë kunatit. Jena prish kot, na kan ngatrru të tjerët keqkuptime. Ai do shkri me acid. Ska rob më të pabes. Shif gjej noj ni ulja automatin. Mos u tremni nga shteti po maro pun. Ta rujn ato që jan aty, se kunati nuk mund ta ruj mo. Se e njohin. Është tu rreziku kot se ai është në pun në prokurori. Boj foto makinave po kujdes. Noj kamer. Mi trego mu makinat. E të të them. Kam frikë mos të ket shku me golfin 4. Që ka vesh para dy ditve. Jo mor kunati rri larg 5 minuta kom. Srrin aty. Aty bojn plazhin. Ai para 4 ditësh ka ble nje golf 4. Të rregullt e ka shku tu i vesh xhamat e zi 90%. Është me golf 4. Se te makinat e tjera ska besim nga ato qe ka për cipe, se i ruhet fort, e di që ja vejn. I zi, Gri me xhama te zi është.

Është shum pidh some makinën e ru më shum se veten. Varet ku e ka lon. Po doli nga zona ktej është e atij. Do pyt noj ni në ca emri ësht ajo targa. Do rujt mos ju iki natën ose në mëngjes herët. U sot jam nisë në tre e gjys të mjesit se më tha Eli se dojshe ti me më taku se sbo. Po ai natën e ka frikë pak. Ai po iki do niset nga ora 10 ose 11 paradite. Po me të gjet nr e vllajt vet si ësht me ta, a mundesh me pergju ti. Po tashi ku ësht në lokal, a ka ik gjumë. I heq valët, ka aparat ai për telefonat. Pz ke vakt se ne neser do rri ai. Gjej ni rob e ta palosi aty. Lej makinat, është muhabet koti. Ai ka nejt gjoja do shkojë unë nesër anej, me më ul kunati në kafe me të. Tu i dhon lek kalamojve tmi. Qe tu mě vra me gjith cun kur mplasi makina. Gjoja i do fort.

Ati edhe vorrin do ja djeg, as aty mren sdo e loj. Gjynaf me humb këtë rast ti. Golf 5, i atij ësht, gri. Ka dy golfa 5 gri ai me xhama të zi. Po tako a shkruj shokut tat gjeje me cfar emri ësht rregistru. Ta gje sonte a neser. Një polic i thjesh e gjen në sekond. Po qe që i perket ati vei noj Gps, e i del ku të dush. Ske nevojë me ndjek rrugës 4 orë. Është fiks 4 orë larg nga shpia vet. Po ni leje te ruj golfin ni hyrjen ku po flen. A ke cu njerz boll të rrin me turne. Po të ka bo dam të madh ty ai mostër smerito të jetoj as një ditë më tepër. Po pate njerëz korrekt e pak të shkathët ke kry pun 100%. Mos ki mëshir fare ke ato legena. Shif targën, e ke maru pun. A ske asi shok të mirë polic, ta gje kollaj për një minutë. Duhet me leviz sonte ti e neser. Me i lujt gurët.

99. Me datë 18.08.2020 shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arben Mërkuri dhe diskutojnë në lidhje me faktin që të marrin armët dhe makinën që do të përdorin për vrasje dhe te organizohen për realizimin e vrasjes në Durrës ose në Sukth kur shtetasi Durim Bami të jetë duke u kthyer. Arben Mërkuri i shkruan: Jam te shpija ime. Sa takova Gencin. Për pak të them me e sjell makinën këtu. Ok bëjini gjërat gati. Arben Ndoka i shkruan që shko merre makinën dhe kta tjeret i biem ne dhe na prit diku. Arben Merkuri e pyet nëse jeni të sigurte a është nis, a e keni parë dhe a është nis me makinën Golf dhe sa kohe duhet që ato te vijn. Arben Ndoka i thotë që po dhe ju duhen 3 ose 4 orë. Arben Mërkuri i shkruan, ok merrni armët dhe coje ndonjë që të marri makinën. Thuj Aldos, Samuelit dhe Gjonit ně timon të nisen urgjent të vijn.

Arben Ndoka i shkruan që armët po shof si mund të ti sjell, kta të dy dhe F po nisen, nuk i marrin dot kto. Arben Měrkuri i shkruan që Fatjoni të marri makinën dhe të vij. Ato silli me  Linin. Arben Ndoka i shprehet që makinën do e marri Samueli dhe Aldon dhe do vijn, po shikoj per ato të tjerat si do ti sjell. Apo gjen armë aty? Arben Merkuri i shkruan që nuk i gjej dot se i mora dhe ja dhash nipçes, mundohu ti sjellësh sa më shpejt. Arben Ndoka i shkruan që janë nis prit Linin tek shtëpia.

Arben Mërkuri e pyet nëse ke pyt se ku janë tani dhe a janë duke ardhë ai pidh motre. Arben Ndoka i shkruan që janë nis të gjithë nuk e di ku janë ekzakt, po përpiqem të dal para vetë. Arben Merkuri i shkruan që thuaju te marrin maska dhe doreza. Arben Ndoka i shkruan që i kanë marre dhe shiko se e ke Linin aty ka ardh. /Pamfleti