
Një aksidenti rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Cërrik-Belsh, ku një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar.
Sipas informacioneve, 35-vjeçari i cili ka ndërruar jetë është drejtuesi i motorit dhe aksidenti mësohet se ka ndodhur në fshatin e quajtur Shalës. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje ka mbërritur polica dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Belsh/Informacion paraprak/ Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje