
Deizi Arapi, 28-vjeçarja nga Bilishti e njohur për konflikte të vazhdueshme është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes.
Policia njofton se e reja dhe një 22-vjeçar janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas i kanë dëmtuar makinat njëri tjetrit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. N., 22 vjeç dhe D. A., 28 vjeçe, të dy banues në Bilisht, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, i kanë dëmtuar njëri-tjetrit, automjetet”, njofton policia.
Deizi Arapi është një emër i njohur për policinë për shkak të përfshirjes në shumë konflikte edhe më parë në qytetin e Devollit. Konflikte ka pasur edhe me një deputet të zonës, Bledion Nallbatin, ndaj të cilit ka hedhur akuza për djegien e automjetit ngjarje e ndodhur në shtator të 2022.
Lini një Përgjigje