TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2025, 17:49

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Tuneli i Krrabës, përplasen 10 makina

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Tuneli i Krrabës,

Një aksident i shumëfishtë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan–Tuneli i Krrabës, duke krijuar kaos në qarkullim.

Sipas burimeve nga vendngjarja, të paktën dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin për shkak të goditjes së fortë.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Trafiku në këtë segment është tejet i rënduar, pasi fluksi i mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit është shumë i lartë në këtë orar.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalizimet e përkohshme në zonë derisa qarkullimi të rikthehet në normalitet.

Lini një Përgjigje