Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë – Kapshticë, në afërsi të fshatit Cangonj.
Mësohet se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën ndërsa dyshohet se ka disa persona të plagosur.
Bëhet me dije se ka qenë njëri prej mjeteve i cili ka kryer një manovër të gabuar në afërsi të kryqëzimit, që ka sjellë edhe përplasjen me mjetin me targa greke që udhëtonte pas tij. Në mjetin me targa greke kanë qenë duke udhëtuar një familje, përfshi dhe dy fëmijë të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar mrekullisht në rrethanat kur mjeti nga përplasja ka përfunduar poshtë rrugës nacionale.
Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh aksin rrugor Kapshticë - Pogradec dhe në të dyja rastet drejtuesit e mjeteve nuk kanë respektuar sinjalistiken rrugore.
Policia dhe ambulanca sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur detaje nga aksidenti.
Lini një Përgjigje