Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksion rrugor Levan-Tepelenë. Paraprakisht dyshohet për 3 persona të plagosur.
Mësohet se në aksident u përfshinë dy makina, të cilat u përplasën “kokë më kokë” me njëra-tjetrën. Për pasojë mbetën të plagosur tre persona, të cilët u dërguan në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.
Përplasja duket të ketë qenë tejet e fortë, pasi të dyja automjetet kanë pësuar mjaft dëmtime. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Lini një Përgjigje