
Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm tek rrethrrotullimi i Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje.
Raportohet se një automjet tip Golf, rreth orës 04:30 ka dalë nga rruga duke thyer barrierat anësore dhe ka përfunduar në kanalin kullues.
Si pasojë ka humbur jetën një 28 vjeçar nga Tirana. Viktima është identifikuar si Serxhio Gogaj.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur nxjerrjen e mjetin nga kanali.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.
Ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i viktimës është dërgua në morgun e Lushnjës.
Lini një Përgjigje