TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2025, 11:24

Aksident i rëndë në Durrës, plagosen pesë persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, plagosen pesë persona

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes Te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e kësaj të shtune.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes Te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”.

Bëhet me dije se  persona janë plagosur pesw persona.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe ambulancat, të cilat po japin ndihmën e parë të plagosurve dhe po punojnë për normalizimin e trafikut në zonë.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në këtë aks, duke krijuar trafik.

"Në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje