TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2025, 10:40

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, Kamber Sulçaj lihet në burg pa afat; kyç gojën në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, Kamber Sulçaj lihet në

Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator, është lënë në burg pa afat.

48-vjeçari doli para Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër dy ditë pasi u vetëdorëzua në Prokurori, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia lidhur me këtë ngjarje. Fillimisht ka qenë Prokurorja e çështjes Blerina Musabelli e cila ka paraqitur aktet të cilat grupi hetimor ka marrë në vendngjarje dhe rrethanat deri në në vetëdorëzimin e Sulçajt.

Më pas, avokati i tij nga Vlora, Arsenal Zotaj ka paraqitur ndër të tjera edhe faktin e dorëzimit të klientit, duke e konsideruar si një rrethanë lehtësuese. Vetë 48-vjeçari ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë. Avokati është shprehur se do ta ankimojë në Apelin e Tiranës masën e burgut pa afat që u dha nga gjyqtarja Entela Selmanaj.

48-vjeçari u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë  më parë dhe nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes. “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti", ka thënë ai në Prokurori. Ai gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe lejen që dispononte.

Mësohet se ai nuk ka pranuar të japë deklarime për policinë lidhur me rrethanat apo motivet e krimit.

 

1 Komente

  1. p
    pretorian

    Ky Kamberi nuk eshte budalla. Per nje arsye shume te thjeshte nuk e hap gojen. Sepse po e hapi gojen, fjala e tij do kthehet ne termet. Dhe do degjoni si futet thika pas shpine. Si paguhet vrasja e "vellait". Sternipat e Ali Pashes, te Hankos, se kane per gje thiken pas shpine. O Sulçe, nxirre vrerin.

    Lini një Përgjigje