TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2025, 09:59

Dhunuan oficerët e BKH-së, çohen për gjykim dy nipërit e Agron Kapllanajt

Shkruar nga Pamfleti
Dhunuan oficerët e BKH-së, çohen për gjykim dy
Në foto: ish kryebashkiaku Agron Kapllanaj

Dhunuan oficerët e BKH-së gjatë një operacioni të SPAK, Prokuroria e Fierit çon për gjykim dy nipërit e Agron Kapllanajt 

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj (dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj) dhe Gerald Kollçakun, të cilët goditën efektivet e Operacionales dhe hetuesin e BKH-së.

Ngjarja lidhet me një episod të ndodhur më 15 prill 2025, gjatë një operacioni hetimor të zhvilluar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit, të cilët ndodheshin në qytetin e Fierit për kryerjen e veprimeve zyrtare në terren.

Sipas Prokurorisë, gjatë lëvizjeve të tyre në zona të ndryshme të qytetit, punonjësit e policisë u ndoqën dhe më pas u ndaluan nga tre persona, të cilët, pavarësisht prezantimit të oficerëve si punonjës të ligjshëm të rendit, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

"Gjatë ditës sipas dinamikës kanë lëvizur në vende të ndryshme në qytetin e Fierit. Po në këtë datë, punonjësit e policisë janë ndjekur dhe më pas ndaluar nga të pandehurit, ku pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprimeve aktive kanë ushtruar dhunë fizike ndaj oficerëve të policisë, për shkak të ushtrimit të detyrës së ligjshme të tyre", thuhet në njoftim.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme tha se hetuesit e BKH u goditën pa asnjë shkak. Në dëshminë e tyre në polici, dy nipërit e Kapllanajt pretenduan se nuk e dinin që personat ishin të SPAK. 

Njoftimi i Prokurorisë

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.K., L.K. dhe G.K. për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 237/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 509 të vitit 2025, të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrit të provohet se, më datë 15.04.2025, punonjësit e policisë pranë Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sëbashku me oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në qytetin e Fierit të planizuar me shërbim, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Gjatë ditës sipas dinamikës kanë lëvizur në vende të ndryshme në qytetin e Fierit. Po në këtë datë, punonjësit e policisë janë ndjekur dhe më pas ndaluar nga të pandehurit, ku pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprimeve aktive kanë ushtruar dhunë fizike ndaj oficerëve të policisë, për shkak të ushtrimit të detyrës së ligjshme të tyre.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme, të pandehurit janë arrestuar në flagrancë dhe janë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar për të garantuar veprimtarinë e rregullt shtetërore, autoritetin shtetëror dhe shëndetin e personave që kryejnë një detyrë shtetërore, nga veprimet kriminale".

Lini një Përgjigje