
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
Mësohet se një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje