
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Fier – Patos, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Mësohet se një 43 vjecar duke drejtuar motojetin ka dalë nga rruga dhe për pasojë ështëplagosur vetë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri, që kishte mbrapa, një 40-vjecar
Pasagjeri, Elton Bardhi 40 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi, Bledar Balla 43 vjeç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
“Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje